Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është përgjigjur në pyetjet e deputetëve rreth projektligjit për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Ajo ka thënë se pala ka të drejtën e justifikimi të pasurisë pranë institucionet dhe ka të drejtë të luftojë deri në Gjykatën Kushtetuese nëse konsideron që është marrë një vendim jo i drejtë.
Haxhiu, duke theksuar rëndësinë e këtij projektligji ka thënë se në Kosovë që nga paslufta ka zyrtarë të cilët janë bërë milionerë duke keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare.
“Sa i përket çështjes së të drejtës për ankimim, pala ka të drejtën e justifikimit të pasurisë pra pranë institucionit, mirëpo nëse gjykata vlerëson që pasuria është e pajustifikueshme dhe me vendim e konfiskon, ajo e ka të drejtën deri në shkallën e tretë, madje deri në Gjykatën Kushtetuese që të luftojë mbi të drejtat nëse konsideron që është marrë një vendim jo i drejtë”, ka thënë Haxhiu.
Ndërsa, lidhur me periudhën kohore që është përcaktuar të jetë nga shkurti i vitit 2008, Haxhiu ka thënë se kjo është vendosur meqë para këtij viti nuk ka ekzistuar një sistem i konsoliduar financiar.
“Pse është vendosur fushë veprimi kohor nga 17 shkurti 2008, data 17 shkurt 2008 është përcaktuar për arsye konkrete praktike që kanë të bëjnë me dy aspekte kryesore, së pari përpara vitit 2008 nuk ka ekzistuar një sistem i konsoliduar financiar dhe bankar, besoj që këtu pajtohemi të gjithë, si rrjedhojë jo formaliteti në transaksione të pasurisë ka qenë shumë fish më i lartë, në rrethana të tilla subjekti në procedurë do të vihej në pozitë gati të pamundur që të prezantojë dokumentin që do të justifikonin prejardhjen e pasurisë dhe aspekti i dytë është edhe për shkak të remitencave që kanë ardhur nga mërgata jonë dhe të cilat jo gjithmonë mund të jenë të justifikueshme nga një zyrtar”, ka thënë ajo.
Ajo ka sqaruar pse është e vendosur kufiri nga 25 mijë euro.
“Prandaj edhe kemi vendosur kufirin 25 mijë sepse nëse vlera është më e madhe se 25 mijë atëherë ekzistojnë të drejtat e institucioni për të kërkuar llogari mbi pasurinë. Dhe keni parasysh. Ky projektligj nuk ka për qëllim që domosdo si të është shpërputhja e 25 mijë menjëherë të nisë procedurat e konfiskimit të asaj pasurie pranë gjykatës, jo, në momentin kur një zyrtar arrin të dëshmojë pranë institucionit që të ardhurat e tij, pasuria që ka krijuar është në përputhje me punën e tij të ligjshme atëherë në asnjë rrethanë nuk do të bëhet kërkesë në gjykatë për konfiskim të pasurisë. Keni parasysh që në Republikën e Kosovës që nga paslufta kemi zyrtar të cilët duke keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare sot janë bërë milionerë,”, ka thënë Haxhiu.
Pas kërkesave të partive opozitare, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka bërë të ditur se do të dërgojë këtë projektligj për opinion në Komisionin e Venedikut. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë