LAJMI I FUNDIT:

Zhvillimi i Windows 12 do të fillojë muajin e ardhshëm?

Zhvillimi i Windows 12 do të fillojë muajin e ardhshëm?

Edhe pse Windows 11 u prezantua disa muaj më parë, Microsoft nuk po humb kohë duke menduar për fillimin e zhvillimit të versionit të ardhshëm të Windowsit, që do të mund të ndodhë gjatë muajit të ardhshëm.

Portali gjerman Deskmodder, pretendon se nga burime të saj ka mësuar se zhvillimi i Windows 12 do të mund të fillojë në mars, transmeton Telegrafi.


Puna e hershme në zhvillimin e versionit të ri të Windows, nuk do të thotë se në një të ardhme të afërt do të prezantohet Windows 12.

Bëhet fjalë për një qasje që e aplikojnë shumë kompani, ku puna në gjeneratat e hershme si në prodhim ashtu në servisim, fillon para se versioni aktual të prezantohet në mbarë botën.

Kjo i jep kompanive kohë shtesë që të kryejnë teste, të gjejnë zgjidhje – para se prodhimi dhe servisimi të fillojë.

E duke ndjekur këtë trend, Microsoft mund ta mbajë në treg Windows 11 për 5 apo 6 vitet e ardhshme – para se ta prezantojë versionin e ardhshëm të sistemit operativ. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë

Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë "nga Netflix"

Teknologji
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

Teknologji
Ukraina prezanton zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të krijuar nga Al

Ukraina prezanton zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të krijuar nga Al

Teknologji
A mund t'i mbijetojnë bizneset ndalimit të TikTok-ut?

A mund t'i mbijetojnë bizneset ndalimit të TikTok-ut?

Teknologji
Kalo në kategori