Agjencia për Informim dhe Privatësi ka ndaluar përpunimin e të dhënave personale dhe ka urdhëruar shkatërrimin e tyre në ndërtesa kolektive të grumbulluara jashtëligjshëm përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga kjo Agjenci.
“Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), mbi bazën e Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, që nga funksionalizimi i saj, në mesin e më shumë se pesëdhjetë (50) ankesave të shqyrtuara për mbrojtjen e të dhënave, ka vendosur edhe mbi ankesat lidhur me përpunimin e të dhënave personale në ndërtesat kolektive, përmes instalimit të sistemit të vëzhgimit me kamerë”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu AIP, në të gjitha rastet ka zhvilluar inspektime dhe në bazë të gjendjes faktike, ka ndërmarrë veprimet për ndalimin e përpunimit të të dhënave personale deri në përmbushjen e kritereve ligjore, si dhe ka urdhëruar shkatërrimin e të dhënave personale të grumbulluara përmes vëzhgimit me kamerë.
“AIP, gjatë inspektimit të këtyre rasteve ka konstatuar se qëllimi i vetëm i vendosjes së vëzhgimit me kamerë në ndërtesa kolektive, ka qenë siguria e njerëzve dhe pronës. Gjithsesi, Agjencia, mbi bazën e provave të mbledhura gjatë inspektimeve, ka gjetur se kontrolluesit nuk kanë plotësuar të gjitha kriteret ligjore, të parapara me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për të vendosur sistemin e vëzhgimit me kamerë”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, bëhet e ditur se AIP, në rastet kur vëren shkeljet e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënat Personale ka të drejtë të urdhëroj eliminimin e parregullsive, të ndalojë përkohësisht dhe në mënyrë të caktuar përpunimin e të dhënave personale dhe të këshilloj me shkrim kontrolluesin ose përpunuesin e të dhënave në rastet e shkeljeve të vogla dhe si masë e fundit të shqiptoj gjobë, në rastet e publikimit të këtyre të dhënave, apo kur kemi përsëritje të shkeljeve të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
“Në çdo rast kur të dhënat personale të marra përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë publikohen dhe ndahen me palët e treta, pa bazë ligjore, përveç organeve të rendit dhe sigurisë (Policisë), të cilët kanë bazën ligjore për përpunim të mëtutjeshëm për qëllime të hetimit, AIP ndërmerr veprime sanksionuese ndaj kontrolluesve apo përpunuesve të të dhënave personale, të cilët publikojnë sekuencat e marra nga vëzhgimit me kamerë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze