Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se është shqetësuese mungesa e kuorumit dhe ndonjëherë ecuria e ngadaltë e akteve kyçe legjislative në Kuvendin e Kosovës.
Këto komente Szunyog i bëri në tryezën me temën “Presidenca Franceze e Këshillit të Bashkimit Evropian” të organizuar nga Instituti EPIK, në bashkëpunim me Komisionin për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovë.
Kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi tha se Kosova është projekti më i suksesshëm i shtetndërtimit në botë.
Ajo u shpreh optimiste në liberalizimin e vizave.
“Në fund të procesit, nuk duhet të humbim shpresat. Nuk është kohë për pesimizëm, është koha për bashkëpunim me vendet aleate. Institucionet tona duhet të tregojnë pjekuri në procesin e dialogut me Serbinë”, tha ajo, transmeton KP.
Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel theksoi se Franca është aktive në agjendën ndërkombëtare që ka të bëjë me zvogëlimin e përdorimit të gazrave.
Ndërsa, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ndër tjera ka folur edhe për punën e kuvendit.
“Është një konsensus shumë i fortë për integrimin e Kosovës në BE, dhe të gjitha partitë politike e mbështesin këtë proces, por mendoj se është gjithashtu e rëndësishme që ato deklarata të përgjithshme të mbështetjes për integrimin në BE gjithashtu të shndërrohen në aktivitete konkrete të këtij Kuvendi. Më duhet të pranoj se ne jemi duke monitoruar punën e Kuvendit dhe na shqetëson shpesh mungesa e kuorumit dhe ndonjëherë ecuria e ngadaltë e akteve kyçe legjislative në Kuvend, dhe padyshim që kjo vlen edhe për këtë ndryshim gjithëpërfshirës të legjislacionit zgjedhor por edhe për Ligjin për Financimin e Partive politike”, tha ai.
Ndërkohë që në seancën e së martës, në mungesë të vendimmarrjes ka dështuar në Kuvendin e Kosovës votimi i projektligjit për financimin e subjekteve politike.
Me ç’rast kryeministri Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit tha se përmes Projektligjit të financimit të partive politike rrite transparenca dhe llogaridhënia ndaj publikut dhe ë këtë vota arsyetohet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Spasovski: Problemi me Ligjin për “branitellat” quhet Afrim Gashi
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së presin në takim Misionin Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025