Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar dje se ka filluar ndërmarrja e hapave të nevojshëm drejt rritjes së pagës minimale dhe se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve veçse ka përgatitur projektligjin i cili shpejt do të dalë në konsultime publike. Lidhur me këtë janë deklaruar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).
Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, thotë se paga minimale duhet të jetë 350 euro e lart, sidomos tani kur çmimet janë rritur shumë.
Derisa thotë se paga minimale aktuale është diskriminuese, Hykolli bënë të ditur se kanë themeluar komisione për hulumtim dhe diskutim për pagën minimale.
“Çmimet kanë lëvizur shumë, edhe ato esenciale për jetën e njeriut kështu që ne jemi duke pritur komisionet sepse ata janë duke bërë një hulumtim për pagën minimale, mirëpo si BSPK mendojmë që pagat minimale duhet të fillojë negocimi për 350 euro e më lart… Paga minimale nuk është diskutuar e as diskutuar që nga viti 2011, kemi edhe një pagë minimale që është diskriminuese, është 170 euro për moshën mbi 30 vjeçare, dhe e kemi 130 euro nën moshën 30 vjeçare. Neve na duket se është një negocim i lartë, por po të ishte negociuar paga minimale nga viti 2011, atëherë ne do ta kishim një pagë minimale ndoshta edhe më shumë se shifrën që po e them tash”, tha Hykolli, për KP.
Hykolli tregon se janë në proces të diskutimit për përcaktimin e nivelit të pagës minimale.
“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës është pjesë e këshillit ekonomiko-social. Ne edhe e udhëheqim këtë këshill dhe e negociojmë pagën minimale. Marrin pjesë partnerë social, Qeveria, bizneset dhe ne si konfederatë. Ne kemi filluar diskutimin e pagës minimale, ne kemi krijuar komisione që janë të thirrura për diskutimin e pagës minimale, dhe ata janë duke përfunduar punën e tyre”, u shpreh Hykolli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025