LAJMI I FUNDIT:

Figura në këtë pikturë “ndryshon moshë” varësisht nga këndi që e shikoni

Figura në këtë pikturë “ndryshon moshë” varësisht nga këndi që e shikoni

Kur shikojmë një pikturë, shpesh presim të shohim vetëm një imazh. Po sikur në të vërtetë kjo të jetë pak më ndryshe?

Për artistin spanjoll Sergi Cadenas, ai ka mundur të sjellë në jetë dy portrete të veçantë në një pikturë të vetme, përcjell Telegrafi.


Për shumicën, ky art transformues ose piktura kthehet në një formë 3D dhe duke shërbyer si një iluzion optik, krijuesi ishte në gjendje të “fuste” një imazh 3D brenda një imazhi të sheshtë, dydimensional.

Portretet e Cadenas bëjnë të njëjtën gjë në mënyrë magjike, por më interesantja është se ai i krijon pikturat e tij me dorë.

Dhe dashamirët e artit në Singapor mund të përjetojnë formën unike të artit të artistit në galerinë Ode to Art.

Ndërsa ju, në këtë video më poshtë, mund të përjetoni se si është të shikoni një pjesë të artit transformues të Cadenas. /Telegrafi/