LAJMI I FUNDIT:

Murati: Të gjithë bashkatdhetarët që kanë investuar në Bonot e Diasporës, prej nesër pranojnë interesin

Murati: Të gjithë bashkatdhetarët që kanë investuar në Bonot e Diasporës, prej nesër pranojnë interesin

Sot janë bërë gjashtë muaj nga emetimi i parë i Bonove të Diasporës.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se të gjithë bashkatdhetarët që kanë investuar në Bonot e Diasporës, se prej nesër do të pranojnë shumën e fituar të interesit për 6 muajt e parë në llogaritë e tyre në bankën përmes së cilës kanë investuar.

“Kjo datë përkon edhe me datën kur bëhet pagesa e parë e interesit, i cili sipas rregullores paguhet çdo 6 muaj”.


“Të gjithë bashkatdhetarët që kanë investuar në Bonot e Diasporës, prej nesër do të pranojnë shumën e fituar të interesit për 6 muajt e parë në llogaritë e tyre në bankën përmes së cilës kanë investuar”.

Murati me këtë rast ka shprehur mirënjohjen ndaj bashkatdhetarëve tanë për mbështetjen e pakursyer që kanë dhënë përgjatë viteve, dhe tani po vazhdojnë të kontribuojnë edhe në zhvillimin e vendit.

Me 19 gusht të vitit të kaluar ishte përmbyllur me sukses emetimi i parë i bonove të diasporës, duke arritur shumën totale prej 10.43 milionë euro.

Me përfundimin e afatizimit, qytetarëve të cilët kanë investuar në Bonot e Diasporës do të ju paguhet kësti i fundit i interesit dhe do të ju kthehet në plotëni investimi i tyre./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Si të blini veturën perfekte me 100% financim? Zbuloni sekretet e platformës më serioze në vend

Si të blini veturën perfekte me 100% financim? Zbuloni sekretet e platformës më serioze në vend

Carvago by Gjirafa
Kalo në kategori