LAJMI I FUNDIT:

“Lenini” edhe “Tito” ende në rrugët e Tetovës

“Lenini” edhe “Tito” ende në rrugët e Tetovës

“Lenin”, “Marshall Tito”, “Kiril Pejçinoviq”, “29 Nëntori” dhe “Bllgoj Toska”, janë vetëm disa nga emrat e rrugëve edhe shkollave të Tetovës. Edhe pse u ndryshuan në vitin 2007, këto emra ende përdoren nga pushteti qendror. Po a do të ketë vullnet politik mes OBRM-PDUKM-së dhe Lëvizjes Besa që këto emërtime të shkojnë në histori? Kryetari i Komunës, Bilall Kasami, thotë se ditëve në vijim do të bisedojë për këtë çështje.

“Është temë lokale e cila do të duhet gjatë ditëve në vazhdim të koordinohemi me këshilltarët e OBRM-PDUKM-së apo me strukturat lokale të OBRM-PDUKM-ë ku do të kemi takim qëndrim sigurisht gjatë ditëve në vazhdim do të kemi edhe qëndrimet tona”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Kreu i opozitës maqedonase , Hristijan Mickoski, mendon se nuk duhet lënë të hapura dhe nuk duhet të ketë hapësirë për tema tabu.


“Në bazë të koalicionit që janë në nivel lokal, mendoj se të gjithë këto probleme do të duhet të zgjidhet edhe në po atë nivel, mendoj se nuk duhet të ketë tema që të mbeten tabu, çdo temë duhet të hapet edhe të mbyllet, për fat të keq në këtë Maqedoninë tonë ka shumë tema të hapura e për fat të keq shumë pak të mbyllura”, pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i OBRM-PDUKM-së.

Bulevardi “Iliria”, rruga “Mehmet Pashë Deralla”, rruga “Sami Frashëri” dhe “Abdyl Frashëri” shfrytëzohen vetëm nga komuna e Tetovës në komunikim me qytetarët, ndërsa në dokumentacionin e qytetarëve që jetojë në këto lagje, vazhdojnë të figurojnë emrat dhe datat e rëndësishme të trashëguara nga ish-Jugosllavia./tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Kalo në kategori