“Standard & Poor’s”: Ekonomia e Republikës së Maqedonisë së Veriut rimëkëmbet si në nivelin e para pandemisë
Agjencia e vlerësimit të kredisë “Standard & Poor’s” e konfirmoi vlerësimin e kredisë së vendit me BB-, me perspektivë stabile. Perspektiva stabile reflekton pritshmëritë se perspektivat e fuqishme lidhur me rritjen ekonomike të vendit tonë do t’i përkrahin përpjekjet e Qeverisë për konsolidimin buxhetor dhe do të mundësojnë stabilizimin e borxhit shtetëror në periudhë afatmesme. Vlerësimin e kredisë BB me perspektivë stabile Republika e Maqedonisë së Veriut e ka që nga viti 2013 dhe në vazhdimësi, megjithatë me rëndësi është të theksohet se edhe gjatë viteve 2020 dhe 2021, kur vendi ballafaqohej me ndikimin e krizës së shendetësisë dhe ekonomike të shkaktuar nga pandemia e Kovid 19, ky vlerësim nuk është ndryshuar.
Agjencia vë në dukje se, vlerësimi mund të rritet nëse përpjekjet për reforma strukturore vazhdojnë, duke përforcuar kapacitetin institucional përmes konsolidimit të politikave të qëndrueshme fiskale.
Qëllimi i anëtarësimit të vendit tonë në BE mund të kontribuojë në përforcimin e kornizës institucionale, ndërsa qeveritë aktuale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Bullgarisë kanë vendosur dinamikë pozitive në negociatat e anëtarësimit në BE, theksohet në raport.
Sipas “Standard & Poor’s”, ekonomia e Republikës së Maqedonisë ka arritur nivelin e saj si para pandemisë. Bartësit e rritjes do të vazhdojnë të jenë konsumi i fuqishëm privat i përkrahur nga politika e adaptueshme monetare, rritja e pagave, remitancat nga diaspora, si dhe investimet.
Me Planin për përshpejtimin e rritjes ekonomike, rritja e investimeve është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë dhe do të përfshihen sektorë të ndryshëm, të tilla si arsimi, transporti, energjia, infrastruktura rrugore dhe shëndetësore. Projekte të rëndësishme janë Korridori VIII dhe Gazsjellësi interkonektues ndërmjet Maqedonisë së Veriut – Greqisë, thuhet në raport.
Siç u potencua, pavarësisht kontraktimit të shkaktuar nga pandemia, eksporti u rikuperua në mënyrë të fuqishme falë rritjes së kërkesës së jashtme, veçanërisht nga partnerët kryesorë tregtarë në BE.
Agjencia thekson se rimëkëmbja graduale ekonomike dhe masat e Qeverisë ndihmuan që shkalla e papunësisë të zvogëlohet në 15.7% në tremujorin e tretë të vitit 2021 nga 16.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.
Pritshmëritë e “Standard & Poor’s” lidhur me borxhin janë që i njëjti të stabilizohet në 56-57% të PBB-së në periudhë afatmesme. Deficiti buxhetor vlerësohet të jetë 5.5% të PBB-së në vitin 2021, që është më i ulët se projeksioni prej 6.5% në buxhetin e vitit 2021. Kjo rezulton me rritjen më të lartë nominale të PBB-së, si dhe performancën solide të të hyrave.
Vlerësimi i kredisë së një vendi tregon nivelin e rrezikut nga investimi në të dhe është një nga treguesit kyç që investitorët potencialë marrin parasysh gjatë vendimmarrjes së tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës