Kujtimet për pranverën e hershme të para tri dekadave, sjellin klithmat e mijëra nxënësve shqiptarë. Serbët kishin helmuar të rinjtë e pafajshëm në shumë shkolla të Kosovës. Por, shteti jugosllav nuk e pranoi kurrë këtë, duke thënë se kjo ishte inskenim dhe aktrim i përgatitur.
Mjekë e profesorë sjellin rrëfime për për atë që ngjau në marsin e vitit ’90, ku u helmuan rreth 8 mijë persona me helm toksik. Të njëjtit, kishin prezantuar fakte edhe përballë serbëve, duke ngulmuar se po bëhej fjalë për helmim masiv.
Helmi i përdorur kishte ndikim të fortë në organizëm duke u shkaktuar shtangim muskujsh, vjellje, alivanosje, çrregullim ndjenjash e shumë pasoja të tjera.
Xhafer Murtezaj, që në atë kohë ishte profesor i lëndës së Edukatës Fizike në gjimnazin e Skenderajt, kujton klithjet e nxënësve në secilën klasë të shkollës.
75-vjeçari rrëfen për KosovaPress tmerrin e përjetuar aso kohe.
“Sa dëgjohej një klithmë në një klasë, katër-pesë vajza, dëgjohej në tjetrën. Krijohej një panik edhe te tjerët nxënëse. Mandej u krijua një shqetësim i madh në popullatë. Vinin prindërit, nuk kishin mjete spitali, në Skenderaj atë herë nuk kishte më shumë se dy-tri vetura. Ata qytetarë që kanë pasur vetura edhe deri në spital i kanë bartur apo ka pasur raste që i kanë bartur edhe deri në Qendrën Mjekësore të Kosovës. Ajo ka qenë diçka shumë e rëndë”, rrëfen Murtezaj.
Mostrat e marra nga gjaku i të helmuarve vështirë vërtetoheshin. Edhe në udhëheqje të spitaleve kishte serbë, të cilët pengonin për tu ndriçuar e vërteta. Vet pushteti i atëhershëm punonte shumë që të mos kuptohej e vërteta e këtij krimi.
“Kam marrë gjakun e disa pacientëve, jo të gjithë pacientëve. Dhe meqenëse analizat nuk ka qenë e mundur që të kryhen në Institutin e Biokimisë që ka qenë dy kate më lartë, sepse drejtori ka qenë serb. Jam marrë vesh me shefin e laboratorit biokimik në Obiliq që t’i ruajmë mostrat dhe t’i punojmë gjatë natës sa ka qenë kujdestar. Këto rezultate kanë treguar se më shumë se 70 përqind të pacientëve të pranuar nuk kanë pasur vlera të kalciumit, që si të tilla mjaftojnë për t’i shkaktuar ato ngërçe hiperkalcimike”, tregon Neshet Rizvanolli, i cili në atë kohë punonte në Njësinë Nukleare në Prishtinë.
Në katet e mbushura plot të klinikës në kryeqytet, edhe korridoret po shfrytëzoheshin për trajtimin e fëmijëve që vështirë po rrinin edhe të shtrirë.
“Të gjithë ata pacientë kanë ardhur me simptoma të shtangimit, me ngërçe, që kanë qenë tipike për një gjendje të hipokalcimimit, i cili shkakton shtangim të muskujve. Trajtimi është bërë sipas simptomave… Pjesa më e madhe e nxënësve është dashur që me orë të tëra të trajtohen me kalcium, që tregon se kanë pasur një hiperkalcimi jo të shkaktuara nga gjendja e ankthit por nga ndonjë agjenci që ka arritur në organizëm, përmes rrugëve respiratore”, shprehet ai.
“Kosova, sprovë e ndërgjegjes mjekësore”, ishte titulli i simpoziumit të mbajtur më 2 shtator 1990. Këtë nuk e priti mirë Beogradi, meqë e njëjta hodhi pak dritë mbi të vërtetën e helmimeve në Kosovë. Ekspertë nga shumë vende ishin pjesëmarrës, përfshirë edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova.
“Këto të dhëna i kam paraqitur në simpoziumin për helmimin, i cili është mbajtur në Zagreb dhe më kujtohet reagimi i profesorit nga Beogradi, i cili ka qenë neuropsikiatër sepse teza e serbëve në atë kohë ishte se këto kanë qenë atakë të panikës, prandaj edhe përfaqësuesin të cilin e kanë dërguar ka qenë neuropsikiatër e jo ndonjë ekspert për helmime”, vijon Rizvanolli.
“Kjo ishte më shumë se luftë”, thotë drejtori i atëhershëm i Transfuzionit të Gjakut, Mazllum Belegu.
“Nuk ka pasur dhimbje më të mëdha se të shohësh ato manifestimet e helmimeve te fëmijët. Gjithçka çfarë ndodhë te fëmijët, te të rriturit është më e qëndrueshme, i rrituri e përballon. Por të shohësh fëmijët duke u dridhur, duke mos mundur të rrijë në këmbë të veta, as të bisedojë as kurrgjë. Më kujtohet një fjali që thotë dikush ‘a është kjo luftë?’. Thash: ‘jo kjo nuk është luftë, kjo është më shumë se luftë’. Fëmijët të bëhen ashtu, nuk e di se çfarë shpirti dhe çfarë zemre kanë pasur”, rrëfen Belegu.
Në Kosovë u helmuan rreth 8 mijë nxënës dhe të rritur gjatë vitit 1990. Kjo i parapriu ngjarjeve që më vonë eskaluan në demonstrata për të drejtat e shqiptarëve dhe më vonë edhe në luftën për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Përplasjet mes qeverisë dhe sistemit të Drejtësisë, diskutime për ndarjen e pushteteve në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit