LAJMI I FUNDIT:

Rimac Nevera kreu 45 teste të përplasjeve dhe shkatërroi 9 vetura para se ajo të arrijë te klientët

Rimac Nevera kreu 45 teste të përplasjeve dhe shkatërroi 9 vetura para se ajo të arrijë te klientët

Vizionari kroat dhe themeluesi i kompanisë Rimac Automobili, Mate Rimac, ka konfirmuar zyrtarisht se ka përfunduar homologimi i super veturës elektrike Rimac Nevera për tregun amerikan dhe atë të Bashkimit Evropian.

Nevera, me vlerë dy milionë euro, ka kryer 45 teste përplasjeje dhe në këtë proces janë shkatërruar nëntë vetura.

Kjo përfundoi plotësisht homologimin e Nevera, e cila u bë super vetura e parë elektrike me homologim amerikan dhe të BE-së.


Rimac njoftoi në Facebook se kanë mbetur edhe disa teste të vogla për tregun amerikan, por që nuk janë vendimtare. Ai shtoi se këto janë gjëra të vogla.

Mate arriti në përfundimin se kopjet Nevera të destinuara për klientët evropianë janë gati për dorëzim dhe kjo së shpejti do të ndodhë edhe për amerikanët. Prodhimi në linjën e re të prodhimit është duke u zhvilluar dhe Rimac ka premtuar se do ta shfaqë publikisht së shpejti.

Ai shtoi se po pret me padurim të dorëzojë kopjet e para të super veturës elektrike për klientët në mbarë botën. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Gjiganti gjerman, Bosch prezanton një javë pune katërditore, por edhe ul pagat

Gjiganti gjerman, Bosch prezanton një javë pune katërditore, por edhe ul pagat

Auto
Mercedes-Benz me motor të ri me benzinë

Mercedes-Benz me motor të ri me benzinë

Auto
Propozim radikal i ekspertit gjerman të trafikut: Meshkujve t'u jepet patentë shoferi vetëm në moshën 26 vjeçare!

Propozim radikal i ekspertit gjerman të trafikut: Meshkujve t'u jepet patentë shoferi vetëm në moshën 26 vjeçare!

Auto
Volkswagen njofton se versione të reja hibride po vijnë - por duhet të prisni

Volkswagen njofton se versione të reja hibride po vijnë - por duhet të prisni

Auto
Lamborghini, Jaguar, Ferrari,...: Disa supermakina në Britani patën “fatin e keq” ende pa mbërritur te pronarët e rinj

Lamborghini, Jaguar, Ferrari,...: Disa supermakina në Britani patën “fatin e keq” ende pa mbërritur te pronarët e rinj

Auto
Makinat elektrike mund të karikohen në vetëm nëntë sekonda, falë një teknologjie të re!

Makinat elektrike mund të karikohen në vetëm nëntë sekonda, falë një teknologjie të re!

Auto
Kalo në kategori