Pendarovski dhe Kovaçevski do të marrin pjesë në Konferencën e 58-të të Sigurisë në Mynih
Presidenti Stevo Pendarovski dhe një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski do të marrin pjesë në Konferencën e 58-të të Sigurisë në Mynih, që prej nesër deri të dielën do të mbahet në Mynih, Republika Federale e Gjermanisë.
Në konferencën, siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë më shumë se 30 shefa të shteteve dhe qeverive, si dhe qindra ministra dhe shefa të organizatave ndërkombëtare relevante. Tema e edicionit të këtij viti është “Bashkëpunimi ndërkombëtar në kohë të krizave rritëse”, ndërsa është paralajmëruar edhe pjesëmarrje e përfaqësuesve më të lartë të organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare për çështjet e sigurisë.
Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, presidenti Pendarovski, siç informojnë nga Kabineti i tij, është paraparë që të realizojë shumë takime me disa pjesëmarrës të tubimit. Në fokus të bisedimeve do të jetë integrimi evropian dhe situatat e sigurisë në rajon dhe në hapësirën euro-atlantike.
Delegacioni qeveritar, i kryesuar nga Kovaçevski, e përbëjnë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Ata gjatë punës treditore të konferencës, siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë në shumë ngjarje qendrore dhe shoqëruese në kuadër të agjendës së konferencës, si dhe i më shumë takimeve të përbashkëta dhe të ndara.
Kovaçevski, siç është paralajmëruar, në kuadër të konferencës do të realizojë takime edhe me liderë të rajonit dhe përfaqësues të tjerë të lartë të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, ndërsa të shtunën do të ketë edhe paraqitje në debatin për perspektivën e BE – Ballkani Perëndimor në temë “Mos dukeni të ndarë – vizatimi i shtegut për BE dhe Ballkanin Perëndimor” të cilin e organizon Këshilli Rajonal për Bashkëpunim.
Si pjesë e aktiviteteve të anëtarëve të delegacionit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska do të ketë paraqitje në panelin “Nata kushtuar inovacioneve”, ndërsa do të marrë pjesë edhe në sesionin “Bashkëbisedim me ministren e re gjermane të Mbrojtjes”. Petrovska do të marrë pjesë edhe në sesion kushtuar kontrollit të armatosjes, si dhe në panelin “Rusia, Ukraina dhe siguria në Evropë”, ndërsa do të realizojë edhe shumë takime me ministra të Mbrojtjes dhe autoritete ushtarake dhe në mbrojtje.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, siç është paralajmëruar, do të marrë pjesë në ngjarje të veçantë bashkë me të gjithë ministrat e Punëve të Jashtme nga Ballkani Perëndimor, në organizim të ministres së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Analena Berbok. Osmani do të ketë fjalim edhe në ngjarjen “Vrima në zemër të Evropës? Prapa drejtë Ballkanit Perëndimor” dhe do të realizojë shumë takime me homologët e tij nga shtetet evropiane dhe jashtë Evropës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUshqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet
Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës