LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Dita e Pavarësisë sublimon sakrificën e të gjitha gjeneratave për lirinë tonë politike 

Konjufca: Dita e Pavarësisë sublimon sakrificën e të gjitha gjeneratave për lirinë tonë politike 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot me rastin e ngritjes së flamurit të shtetit për nder të 14-vjetorit të pavarësisë tha se kjo ditë është padyshim dita më e rëndësishme e Republikës së Kosovës.

Ai tha se kjo ditë sublimon sakrificën e të gjitha gjeneratave për lirinë tonë politike, raporton Telegrafi.

“… Prandaj këtë ditë po e fillojmë me ngritjen e flamurit të shtetit tonë që është simbolik se shteti ynë do të qëndrojë lartë. Do të shënojmë me aktivitete të shumta, ashtu siç e meriton kjo ditë e rëndësishme… Ua uroj të gjithë qytetarëve Ditën e Pavarësisë”, tha Konjufca. /Telegrafi/