LAJMI I FUNDIT:

Disney emëron “një ekzekutiv të veçantë” për të mbikëqyrur strategjinë për Metaverse

Disney emëron “një ekzekutiv të veçantë” për të mbikëqyrur strategjinë për Metaverse

Disney ka caktuar një ekzekutiv për të udhëhequr në mënyrë specifike strategjinë e gjigantit të argëtimit për Metaverse.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mike White, i cili ka qenë me firmën për më shumë se 10 vjet, do të mbikëqyrë një ekip që përfshin drejtues të lartë.


Në një memo për stafin, e cila është parë nga BBC, shefi ekzekutiv Bob Chapek tha se Metaverse është “kufiri tjetër i madh i tregimit” që do të eksplorohet.

Gjigantët e teknologjisë, duke përfshirë pronarin e Facebook, Meta dhe Microsoft, po derdhin miliarda dollarë në Metaverse.

Në memorandum, Chapek e përshkroi Metaversen si një “vend të përsosur për të ndjekur shtyllat tona strategjike të përsosmërisë së tregimit, inovacionit dhe fokusit të audiencës”.

White do të bëhet nënkryetari i lartë i Disney për “Tregimet e Gjeneratës së Ardhshme dhe Përvojat e Konsumatorit”.

Disney tha se e sheh Metaversin si evolucionin e radhës të traditës së saj pothuajse 100-vjeçare. /Telegrafi/