Në kohë të krizës energjetike – Kosova brenda tre muajve importoi 900GWh dhe eksportoi 548GWh
Në kohën kur Kosova është e përfshirë në krizën energjetike, brenda tre muajve vendi ynë ka importuar 900.7GWh, por dhe ka eksportuar 548.2GWh.
Kështu njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin “Bilanci i Energjisë në Kosovë, tremujori i katërt 2021”, duke shtuar se konsumi është rritur për vetëm 4.51 për qind, shkruan Telegrafi.
“Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të katërt 2021, Kosova ka importuar 900.7GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë Kosova ka eksportuar 548.2GWh energji elektrike”, thuhet në raport.
Sipas ASK-së, në këtë tremujor energjia e prodhuar në termocentrale është 1,833.05GWh.
“Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2021, vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit është rreth 2.36 milionë tonë. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale është 1,833.05GWh dhe energjia alternative është rreth 70.5GWh”, thekson ASK.
Po ashtu, Agjencia e Statistikave thotë se për këtë tremujor sasia për konsum ishte 1,421.7GWh.
“Në tremujorin e katërt 2021, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1,421.7GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2020), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 4.51 për qind”, përfundon njoftimi.
Ditë më parë, Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në mbledhjen e fundit ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike për të gjithë ata që harxhojnë më shumë se 800kWh.
Sipas ZRRE-së, të gjithë konsumatorët që shpenzojmë më shumë se kjo bllok tarifë do të paguajnë me dy çmime të reja.
Konsumatorët mbi këtë bllok do të kenë tarifën e lartë prej 12.5 cent dhe 5.9 cent për tarifën e ulët, ndërsa ata që shpenzojnë deri në 800kWh, tarifa e lartë do të jetë 6.75 cent e ajo e ulëta prej 2.89 cent. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova