LAJMI I FUNDIT:

G7-ta paralajmëron Rusinë me pasoja të mëdha ekonomike

G7-ta paralajmëron Rusinë me pasoja të mëdha ekonomike

Ministrat e financave të grupit të shtatë vendeve më të fuqishme kanë paralajmëruar Rusinë për pasoja të mëdha ekonomike, nëse vendos që ta pushtojë Ukrainën.

G7-ta po ashtu premtoi ndihmë për ekonominë ukrainase.

“Grumbullimi i vazhdueshëm ushtarak rus në kufijtë e Ukrainës është shkak për shqetësim të madh. Ne, ministrat e financave të G7-së, theksojmë gatishmërinë tonë për të reaguar menjëherë dhe në mënyrë të vendosur për të mbështetur ekonominë ukrainase. Çdo agresion i mëtejmë nga Rusia ndaj Ukrainës do të pasohet me përgjigje të shpejtë, të koordinuar dhe të fuqishme. Ne jemi të përgatitur që bashkërisht të vendosim sanksione ekonomike dhe financiare, të cilat do të jenë masive dhe do të shkaktojnë pasoja të menjëhershme ndaj ekonomisë ruse”, thuhet në deklaratën e përbashkët.


Në G7 bëjnë pjesë Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas inteligjencës amerikane, Rusia ka grumbulluar 130 mijë trupa përgjatë kufijve të Ukrainës dhe ka vendosur armatime të avancuara.

Perëndimi thotë se grumbullimi mund të jetë përgatitje e Moskës për ta pushuar Ukrainën, por Kremlini mohon se ka plane të tilla. /Telegrafi/