Ukraina mund të heqë dorë nga aplikimi për t’u bashkuar me NATO-n për të shmangur luftën me Rusinë.
Kështu së paku raportojnë mediat e huaja të ketë thënë ambasadori i këtij vendi në Britani të Madhe, Vadym Prystaiko, përcjell Telegrafi.
Sipas Reuters, ambasadori Prystaiko i tha BBC-së se Ukraina ishte e gatshme të ishte “fleksibile” lidhur me qëllimin e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake Atlantike, një lëvizje që presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se do të ishte një shkas për luftë.
“Ne mund të kërcënohemi, veçanërisht të shantazhohemi nga kjo dhe të shtyhemi në atë drejtim”, u citua të thoshte Prystaiko kur u pyet nëse Kievi mund të ndryshonte pozicionin e tij për anëtarësimin në NATO.
Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, por ka një premtim që nga viti 2008 se do t’i jepet mundësia për t’u anëtarësuar, një hap që do ta çonte aleancën e udhëhequr nga SHBA në kufirin e Rusisë.
Ndryshe, Rusia ka zhvendosur më shumë se 100,000 trupa dhe armë të rënda në distancën goditëse të Ukrainës në javët e fundit, duke bërë që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s të paralajmërojnë se një pushtim mund të jetë i afërt.
Megjithatë, Moska mohon se po planifikon një sulm, duke i quajtur ato manovra ushtarake, por ka lëshuar kërkesa me shkrim që NATO të heqë dorë nga çdo zgjerim i mëtejshëm drejt lindjes, përfshirë Ukrainën.
Përkundër kësaj, anëtarët e NATO-s e kanë refuzuar kërkesën.
Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Joe Biden foli me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskiy të dielën dhe ra dakord të vazhdojë përpjekjet diplomatike në përpjekje për të zgjidhur krizën, tha Shtëpia e Bardhë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Me çfarëdo çmimi qoftë" - investime historike në Gjermani

Rubio dënon lëvizjet e Dodikut: U bëjmë thirrje partnerëve në rajon të kundërshtojnë këtë sjellje

Sërish përleshje të armatosura në Siri, vriten mbi 120 civilë

Ky qytet ndihmoi SHBA-në të mbështeste Ukrainën - tani roli po i zbehet shkaku i Trumpit

Pas kërcënimeve të fundit të Trumpit drejt Moskës, reagon Kremlini

Nuk kanë të ndalur sulmet ruse në Ukrainë, të paktën 11 të vdekur

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

I doli veç një votë më shumë pas rinumërimit, ish-deputetja i përgjigjet nënkryetarit të LDK-së në Vushtrri

NYT: Përplasje e madhe mes Muskut dhe Rubios para syve të Trumpit

Azemi i LDK-së: Po e presim kryetarin e LVV-së le ta bëjë hapin i pari për Qeverinë

Reagimi i ashpër i Ronaldos kur pa sozinë e tij: Nuk je si unë, je shumë i shëmtuar

Eksperti amerikan, Joseph: Kurti të përgatitet për presione të forta nga administrata Trump

UEFA publikon katër ekipet më të shtrenjta në botë – vendi i parë do t’iu shokojë