LAJMI I FUNDIT:

Mbi 45 mijë nxënës të moshës 12 deri në 18 vjeç kanë marrë vaksinat anti-COVID në Kosovë

Mbi 45 mijë nxënës të moshës 12 deri në 18 vjeç kanë marrë vaksinat anti-COVID në Kosovë
Foto: Arkiv/Ilustrim

Mbi 45 mijë nxënës të moshës 12 deri në 18 vjeç janë vaksinuar me dozën e parë dhe 1828 të tjerë janë aktualisht të infektuar. Kurse, në skenarin online janë vetëm tri shkolla.

Kështu ka thënë zëvendësministri i MASHT-it, Dukagjin Pupovci, i cili shtoi se sipas informatave që marrin çdo ditë nga terreni, tha se numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar me virusin korona ka rënë dukshëm.

“Nga raporti i sotëm ne kemi vetëm 3 shkolla në Kosovë të cilat punojnë me skenarin online, në raport me 90 që i kemi pasur sot dy javë. I kemi 1828 nxënës të cilët janë aktualisht të infektuar në raport me sot dy javë ku kanë qenë 6684 të infektuar….Ndërsa aktualisht numri i mësimdhënësve të infektuar me COVID-19, është 412 në dallim me javën e kaluar ku ishin 1489 të infektuar, pra numri i mësimdhënësve të infektuar ka rënë dukshëm”, tha Pupovci.


Ndërsa numri i nxënësve të imunizuar, sipas Pupovcit nuk është aspak i kënaqshëm, në raport me atë të mësimdhënësve, kur prej tyre janë 23%, ndërsa këta të fundit 95%.

“Këtë herë i kemi edhe shifrat për nxënësit e vaksinuar, të cilat kemi arritur t’i sigurojmë falë bashkëpunimit me IKSHPK-në. Nëse merren personat e moshës 12 deri në moshën 18 vjeç me të paktën një dozë, janë të imunizuar 45,387 persona, e që nga vlerësimet e popullsisë del se janë përafërsisht 200 mijë persona, e që i bie se shkalla e vaksinimit është diku 23%, përqindje kjo e cila nuk mund të quhet e kënaqshme…Ndërsa, numri i mësimdhënësve kalon diku 95%, dhe situata aty është jashtëzakonisht e mirë”, tha Pupovci.

Deri më sot janë dhënë 91.372 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa nga 4.132 testime, 717 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. /Kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori