LAJMI I FUNDIT:

Turneu “Future Nostalgia” i Dua Lipës është i mbushur me kostume stilistësh

Turneu “Future Nostalgia” i Dua Lipës është i mbushur me kostume stilistësh

Pas gati dy vitesh vonesa, Dua Lipa më në fund doli në skenë në Miami për natën e hapjes së turneut të saj Future Nostalgia, të mërkurën mbrëma.

Presioni ishte mbi këngëtaren që ‘të ushqente’ fansat e saj, të cilët kanë pritur muaj e muaj për ta parë këngëtaren ta performojë drejtpërdrejt këtë album të realizuar dhe duket sikur askush nuk shkoi në shtëpi ‘i uritur’ mbrëmjen e së mërkurës.

Këngëtarja dha një performancë të mahnitshme të mbushur me ngjyra, hitet e saj më të mira dhe, sigurisht, lëvizjet e saj të kërcimit, por yjet e vërtetë të shfaqjes ishin kostumet e veshura në skenë nga Lipa, të gjitha të dizajnuara për të.


Sigurisht, këto ditë, nëse doni të vishni një pamje të mahnitshme, ndalesa juaj e parë duhet të jetë Demna në Balenciaga, e cila është pikërisht ajo që stilisti i saj, Lorenzo Posocco, zgjodhi për një nga pamjet kryesore të natës.

Dua Lipa e nis me energji turneun e koncerteve, shkëlqen me dukjen dhe interpretimin në Miami
Lexo po ashtu Dua Lipa e nis me energji turneun e koncerteve, shkëlqen me dukjen dhe interpretimin në Miami

Në pjesën më të madhe të koncertit, Dua kishte veshur një kostum dantelle të verdhë neoni dhe doreza të ngjashme. Sipas modës së Balenciaga, truporja vazhdoi deri te këpucët e saj në pamjen klasike të pantallonave të markës.

Natyrisht, një pamje nuk është kurrë e mjaftueshme, dhe për pamjen e saj të radhës gjatë shfaqjes, Lipës padyshim që i’u desh të vinte në dukje uniformën e yllit të pop-it që ajo ndihmoi si pioniere: një trupore nga Casey Cadwallader i markës Mugler. Lipa është një fanse e dëshmuar e Cadwallader dhe ka veshur modelet e tij shumë herë gjatë performancave të kaluara, kështu që nuk është çudi që ajo mori një të personalizuar për turneun e saj.

Brenda ambienteve të shtëpisë luksoze të Dua Lipës në Londër, e cila vlen mbi tetë milionë euro
Lexo po ashtu Brenda ambienteve të shtëpisë luksoze të Dua Lipës në Londër, e cila vlen mbi tetë milionë euro

Truporja në fjalë përmban pjesë të tejdukshme dhe të errëta që stilin e Cadwallader, megjithëse këtë herë e gjithë pjesa ishte e zbukuruar, që do të thotë se edhe ata në pjesën e pasme të stadiumit mund ta shihnin Lipën të shkëlqente.

Fatkeqësisht, këtu i erdhi fundi kostumeve të së mërkurës mbrëma, megjithëse Lipa nxori disa pamje të tjera, duke përfshirë një pjesë të personalizuar nga një tjetër prej markave të saj të preferuara, Marine Serre.

"Levitating" nga Dua Lipa është kënga e pestë më e dëgjuar e vitit 2021 në Spotify
Lexo po ashtu "Levitating" nga Dua Lipa është kënga e pestë më e dëgjuar e vitit 2021 në Spotify

Këngëtarja kishte veshur gete të kuqe me logon e gjysmëhënës së markës nën një palë pantallona të shkurtra të zeza. Në krye, ajo e mbajti të thjeshtë me një sytjena dantelle të kuqe dhe një triko të zezë.

Gjatë viteve të fundit, ndërsa Lipa priste me durim të rikthehej në skenë, ajo kaloi pak kohë duke bërë mjaft emër në botën e modës. Pra, ka kuptim që rikthimi i saj në turne do të shfaqë disa prej stilistëve me të cilët ka punuar ngushtë së fundmi. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Moda
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
Kalo në kategori