LAJMI I FUNDIT:

Hajdari: Reciprociteti me Serbinë është duke ndodhur

Hajdari: Reciprociteti me Serbinë është duke ndodhur

Ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se reciprociteti me Serbinë është duke u zbatuar.

Ministrja Hajdari ka thënë se barazia është duke funksionuar në disa sfera të tregtisë, duke i përmendur edhe disa raste.

“Qytetarët reciprocitetin e shohin qytetarët vetëm si t’i ndalim kamionët nga Serbia dhe kjo është reciprocitet. Reciprociteti është më i gjerë, është barazi”, tha Rozeta Hajdari, për ATV.


“Unë po ju tregoj që po zbatohet reciprocitetit dhe do të zbatohet edhe më shumë në ditët në vijim. Ne kërkuam barazi kur u paraqitem në përfaqësimin e Kosovës pa UNMIK-un në CEFTA. Ligji për tregti me jashtë ka parimin e reciprocitetit”, ka thënë ministrja.

“Unë prej fillimi kam marrë veprime sa i përket barazisë, reciprociteti është shumë i gjerë në fushën e tregtisë. Masat anti-damping, masat për mbrojtjen e importit”, shtoi Hajdari.