Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pronarin e një kompanie në Ferizaj, i cili ka përfituar kundërligjshëm nga vendimet e Qeverisë për ndihmat me Pakon Fiskale Emergjente për COVID-19.
Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se personi i dyshuar ua kishte marrë paratë punëtorëve që u kishin dalë nga Pako Emergjente, transmeton Telegrafi.
“I njëjti edhe pasi parat e pakos emergjente u kishin dalë në xhirollogari të punëtorëve, u kishte bërë presion (personave të deklaruar si punëtor) që shumën prej 100€ për muaj t’ia japin atij, ndërsa pjesën prej 30€ ta ndalin për vete. Me këtë rast pjesa më e madhe e tyre kishin pranuar, ndërsa për ata që nuk kanë pranuar këtë ofertë, i dyshuar kishte përpiluar nga një faturë fiktive, duke e nënshkruar vetë në emër të blerësit, ku disa nga këto fatura ishin në vlerë deri 260.00€, në emër kompanisë kinse kanë marr material elektrik, e të njëjtat fatura (të falsifikuara) i kishte dorëzuar te përmbaruesi privat”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Njoftimi i plotë:
“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj, bazuar në Autorizimin e Prokurorisë Themelore-Ferizaj, pas veprimeve hetimore disa mujore të ndërmarra në grumbullimin e dëshmive lidhur me dyshimet se një person me iniciale (J.U.) si pronar i një kompanie dyshohet për kryerje të Veprave Penale “Mashtrimi me Subvencione” dhe “Falsifikimi i dokumentit”, pasi i njëjti me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm nga vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për ndihmat me Pakon Fiskale Emergjente për COVID-19, për shoqëritë tregtare dhe punëdhënësit tjerë që regjistrojnë punëtorë me kontrata pune së paku një (1) vjeçare nga njëqind e tridhjetë (130) Euro për dy muaj pasues pas regjistrimit, kishte lidhur disa kontrata pune (gjithsej 19-të) duke deklaruar në ATK se ka 19-të punëtorë të rinj dhe përfitimi nga kjo masë ishte 2,470.00€ për një (1)muaj, që gjithsej për dy muaj (Mars-Prill 2020) ishte 4940.00€.
I dyshuari i lartcekur me iniciale nuk i kishte deklaruar pagat e punëtorëve në ATK dhe nuk i kishte kryer pagesat as të tatimit të mbajtur në burim as nuk kishte paguar kontributet e pensioneve.
I njëjti edhe pasi parat e pakos emergjente u kishin dalë në xhirollogari të punëtorëve, u kishte bërë presion (personave të deklaruar si punëtor) që shumën prej 100€ për muaj t’ia japin atij, ndërsa pjesën prej 30€ ta ndalin për vete. Me këtë rast pjesa më e madhe e tyre kishin pranuar, ndërsa për ata që nuk kanë pranuar këtë ofertë, i dyshuar kishte përpiluar nga një faturë fiktive, duke e nënshkruar vetë në emër të blerësit, ku disa nga këto fatura ishin në vlerë deri 260.00€, në emër kompanisë kinse kanë marr material elektrik, e të njëjtat fatura (të falsifikuara) i kishte dorëzuar te përmbaruesi privat.
Sot me datë 10.02.2022, është intervistuar në cilësi të dyshuarit personi me iniciale (J.U.) nga Ferizaj, pronari i kompanisë lidhur me dyshimet për “Mashtrim me Subvencione” dhe “Falsifikim i dokumentit” në prezencë të Avokatit mbrojtës, të caktuar sipas detyrës zyrtare, dhe pas konsultës me Prokurorin kompetent të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet 24-vjeçari në flagrancë, shpërndante drogë në lagjet e Durrësit
Nis regjistrimi i emigrantëve që duan të votojnë për zgjedhjet më 11 maj në Shqipëri
Hamza: S’do të ketë tarifa doganore për veturat elektrike, do u japim subvencione atyre që instalojnë stacione të mbushjes
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia dhe FSK nisin operacionin e kërkimit për Arban Hisarin, i zhdukur nga 24 dhjetori
Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për Kosovën fituese me numrin 137
“S’po punon mirë me pensionistët”, Rama i përgjigjet qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit
Reshje të dendura të borës e vështirësi në qarkullim, Durmishi thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles