LAJMI I FUNDIT:

​Themelohet grupi punues për trajtimin e qenve endacak në Prishtinë

​Themelohet grupi punues për trajtimin e qenve endacak në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pas themelimit të task-forcës si grup i brendshëm komunal, sot u themelua edhe grupi punues për trajtimin e qenve endacak në Komunën e Prishtinës me akterë nga brenda dhe jashtë strukturave komunale.

Grupi Punues përbëhet nga Komuna e Prishtinës – kryesuesi; Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) – anëtar; Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) – anëtar; Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) – anëtar; Oda e Veterinerëve të Kosovës (OVK) – anëtar; Policia e Kosovës (PK) – anëtar; Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve (FDK), si ombrellë e koordinuar me shoqatat tjera – anëtar dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK).


“Komuna e Prishtinës ka zhvilluar strategji afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë për zgjidhjen e problemit të qenve endacak, të cilat do të inkorporohen në strategjinë kombëtare. MAPL është caktuar si pikë fokusi për hartimin e strategjisë dhe rregullores ligjore e financiare, aspekt ky shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e këtij problemi. Kryetari Rama është i vendosur që problemi i qenve endacak të trajtohet me seriozitet në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë akterët pjesëmarrës, nivelin qendror dhe të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori