Jo më kot thonë në popull se “kush e lyp e gjen”, e një rast i tillë është dokumentuar në Bangkok të Tajlandës, ku një burrë u ngrit nga tavolina në një kafene për t’i hedhur mbi kokë pijen një vajze, e cila kishte refuzuar të dalë me të.
Por, ai nuk e dinte se ajo ishte një praktikuese e Muay Thai, një sport luftarak shumë i njohur në këtë vend, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për Chainarong Mareejan, 35-vjeç, i cili pa u menduar dy herë i hodhi birrën mbi kokë Pareploy Saeaia, 25-vjeçe, të cilës më herët i kishte kërkuar numrin e telefonit dhe ajo kishte refuzuar t’ia jep.
E kur mendoi se do të shpëtojë me kaq dhe të largohet pa u ndëshkuar, 25-vjeçarja iu vu pas dhe filloi ta godet dhe t’i kërkojë llogari se pse e bëri një gjë të tillë.
U desh që shumë kalimtarë rasti të ndërhyjnë për ta qetësuar situatën dhe ta shpëtojnë burrin, i cili duket se nuk i kishte punët mirë.
E kamera e sigurisë brenda kafiterisë kapi momentin kur 35-vjeçari i hodhi pijen mbi kokë, dhe më pas konfrontimin e vazhduan në rrugë.
Ndryshe Pareploy është luftëtare e Muay Thai dhe këtë sport e praktikon që kur ishte 13-vjeçe, e gjatë karrierës ka fituar shumë çmime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAskush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj
Pronari ishte shtrirë i sëmurë në shtrat - qeni 'kujdeset' për shefin e tij
Vogëlushja "fiton zemrat" e përdoruesve të rrjeteve sociale duke iu bashkuar trendit të famshëm të TikTok-ut, Asoka
Sa e madhe është Kina? Këto fakte vërtetë do t’ju habisin! (Foto)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë