LAJMI I FUNDIT:

Mësimi në shkollat e Maqedonisë vazhdon me prani fizike dhe mbajtje të maskave

Mësimi në shkollat e Maqedonisë vazhdon me prani fizike dhe mbajtje të maskave

Edhe pse lloji Omicron i COVID-19 përçohet më lehtë, numri i mësimdhënësve dhe nxënësve të infektuar është i vogël. Sipas autoriteteve, për këtë arsye duhet të vazhdojë mësimi me prezencë fizike dhe me respektim të protokolleve.

Në deklaratë për “Faktor”, drejtorja e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, Irina Buhova tha se po respektohen rekomandimet e OBSH-së dhe UNICEF në lidhje me funksionimin e shkollave.

“Mësimi me prezencë fizike duhet të mbahet sipas protokolleve të shkruara, për shkak se sipas OBSH dhe UNICEF, shkollat dhe çerdhet janë institucionet që në fund duhet të mbyllen dhe të parat të hapen”, tha Buhova e cila shtoi se po respektohen protokollet për mbrojtje në shkolla dhe se me kujdes ndiqet gjendja.


Në lidhje me kërkesën e disa prindërve të cilët insistojnë që fëmijët të mos mbajnë maska, ajo tha se mbajtja e maskave momentalisht është ndër masat kryesore kundër virusit dhe se fëmijët duhet të vazhdojnë me mbajtjen e maskave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori