LAJMI I FUNDIT:

Drejtoresha menaxhuese e FMN-së paralajmëron emetimin e valutave digjitale

Drejtoresha menaxhuese e FMN-së paralajmëron emetimin e valutave digjitale

Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, ka paralajmëruar emetimin e valutave digjitale.

Gjegjësisht, ajo theksoi se faktet që dalin nga përvoja me valutat e para dixhitale të bankave qendrore (CBDC) në mbarë botën tregojnë se nuk ka asnjë model që i përshtatet të gjithëve.

Sipas vlerësimeve të FMN-së, rreth 100 vende aktualisht po shqyrtojnë projektet CBDC, sipas një studimi të Fondit të botuar sot, i cili paraqet shembuj të gjashtë vendeve, duke përfshirë Kinën, Suedinë dhe Bahamas, ku paratë dixhitale tashmë janë në qarkullim ose janë në fazën e avancuar të testimit, raporton reuters.


Në prezantimin e këtij raporti, drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva tha se përfundimi kryesor nga përvojat fillestare është se duhet nxjerrë mësime.

Monedhat dixhitale të bankave qendrore duhet të jenë gjithashtu më të sigurta ndaj “kriptomonedhave që janë në thelb të paqëndrueshme”, si dhe ndaj “monedhave të qëndrueshme” të rregulluara më mirë që janë përgjithësisht të lidhura me një monedhë fiat (d.m.th. një monedhë, e cila nuk mbështetet nga ndonjë mall fizik si ari apo argjendi, por pas tij qëndron shteti).

Si ta këmbeni bitcoinin në para të vërteta dhe t'i tërhiqni ato nga bankat?
Lexo po ashtu Si ta këmbeni bitcoinin në para të vërteta dhe t'i tërhiqni ato nga bankat?

Georgieva fillimisht deklaroi se asnjë model CBCD “i përshtatet të gjithëve”, dhe së dyti se kur modeloni monedhën kombëtare dixhitale, gjëja më e rëndësishme është të merret parasysh stabiliteti financiar dhe privatësia, dhe duhet të vendoset një ekuilibër midis zhvillimit të dizajnit, nga njëra anë, dhe politikë, nga ana tjetër.

“Këto janë vetëm fillimet e monedhave dixhitale të bankave qendrore dhe ne nuk e dimë sa larg dhe sa shpejt do të shkojë”, përfundoi Georgieva. /Telegrafi/