Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj sot rreth orës 10:00 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në hyrje të Kaçanikut ka ndaluar shoferin me inicialet F.RR (M/K) 34 vjeçar i cili po drejtonte automjetin e udhëtarëve nën masën mbrojtëse, ndalimi i drejtimit të automjetit (heqja e patentë shoferit) për 6 muaj nga 21.10.2021 deri më 22.04.2022.
Në lidhje me këtë policia, shoferit i shqiptoi edhe një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor prej 300 euro dhe ndaj tij vazhdohet masa e ndalimit të patentë shoferit edhe për gjashtë muaj të tjerë.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 dhe 0290/322-406.
Policia thekson se të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAmbasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë
Simbolet e Kosovës vendosen në ish-komunën paralele të Mitrovicës
Aksioni i policisë në tetë lokacione në veri, konfiskon dokumente nga komunat paralele
KFOR-i letonez kryen patrulla "rutinore" në Zubin Potok
Shpopullimi i fshatrave, mësuesi që ecën dy orë në këmbë për të mësuar pesë fëmijë
Kishin mbetur të bllokuar në Gjirin e Filikurit, policia shpëton dy turistët nga Maqedonia e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar