LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet për gjysmë ore seanca ndaj ish-shefit të AKI-së dhe të tjerëve për rastin e “Gylenistëve”

Ndërpritet për gjysmë ore seanca ndaj ish-shefit të AKI-së dhe të tjerëve për rastin e “Gylenistëve”

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është ndërprerë për 30 minuta seanca ndaj Driton Gashit, ish-shef i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Valon Krasniqit, ish-drejtor i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) si dhe Rrahman Sylejmanit, drejtor i Drejtorisë për Migracion dhe të Huaj në kuadër të Policisë Kufitare.

Gashi, Krasniqi dhe Sylejmani po akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ndërsa Sylejmani akuzohet edhe për privim të kundërligjshëm nga liria. Akuzat ndaj tyre ndërlidhen me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi gjatë vitit 2018.

Gjykatësja Violeta Namani mori vendim që ta ndërpresë seancën, për shkak se në sallë kishte familjarë të të dëmtuarve, të cilët nuk e kuptojnë gjuhën shqipe, raporton “Betimi për Drejtësi“.


Para se të konstatojë prezencën e palëve në seancë, gjykatësja Namani tha se vëren që në sallë ka familjarë të të dëmtuarve, andaj meqenëse nuk e kuptojnë gjuhën shqipe, seanca duhet të ndërpritet derisa të sigurohet një përkthyes nga gjykata.

“Fillimisht pa dashtë me shku më tutje, në sallë shoh se prezantojnë disa palë të tjera, pyetën përfaqësuesit e palëve të dëmtuara a kemi përfaqësues të familjarëve prezent në sallë. Ato nuk e kuptojnë gjuhën shqipe, flasin gjuhën turke, atëherë për shkak të mosprezencës së përkthyesit, duhet ta ndërpremë seancën qe ta sigurojmë një përkthyes në gjuhën turke”, tha ajo.

Gjykata e Apelit në dhjetor 2021 ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin për herë të dytë kishte refuzuar hudhjen poshtë të aktakuzës.

Ndryshe, më 21 maj të këtij viti, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë kishte konfirmuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj Driton Gashi, Valon Krasniqit dhe Rrahman Sylejmani.

Mirëpo, Gjykata e Apelit me arsyetimin se ka pasur shkelje esenciale e ka kthyer këtë rast në rivendosje sa i përket pjesës me të cilën gjykata e shkallës së parë ka refuzuar si të pabazuara kërkesat e mbrojtjes për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori