Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) me 3 shkurt nën asistimin e Policisë së Kosovës kanë shkuar në zyrat e Ndërmarrjes “AgroKosova Holding”, me ç’rast kanë marrë nën administrim këtë ndërmarrje.
Njëri prej aksionarëve italian të kësaj ndërmarrje në një intervistë për RTV Dukagjinin thotë se AKP me këtë veprim ka goditur një investitorë të huaj.
“Jemi të befasuar në tërësi me vendimin e AKP-së, pasi zotimet e marra janë përmbushur plotësisht. Kemi paguar mbi 15 mijë euro paga mujore për punëtorët, kemi investuar rreth 30 milionë euro, 25 milionë prej të cilave tashmë të vërtetuara me vendim gjykate”, tha ai, përcjell Telegrafi.
“AKP nxori përfundime të gabuara dhe bëri vetgjygjësi pasi nuk ka pasur asnjë auditim. Ky akt i njëanshëm po shkakton dëme të mëdha financiare dhe në imazhin e kompanisë”.
Giani Gislanzone thotë sa ka interesa të ndërthurura në këtë vendim.
“Partneri Gjankarlo Fantinelli edhe në të kaluarën ka tentuar të marrë kontrollin e kompanisë, por falë vendimit të drejtësisë kosovare ne kemi fituar të drejtat tona me një vendim përfundimtarë i cili ka përcaktuar aksionet për ata që kanë zhvilluar Ago Kosovën, ekonominë e Suharekës dhe të Kosovës”.
“Ky nuk është një sulm kundër biznesmenit kosovar që edhe në ta kaluarën e ka bërë grupi i Fantinellit, por sulm kundër grupit tim plotësisht italian”, deklaroi tutje Gislanzone./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
HIB Petrol, sërish tatimpaguesi më i madh në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë