LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa mungon në Brit Awards 2022, fotografohet në plazhet e Miamit duke shijuar pushimet

Dua Lipa mungon në Brit Awards 2022, fotografohet në plazhet e Miamit duke shijuar pushimet

Sonte (e martë) në “The O2 Arena” të Londrës po mbahet mbrëmja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve në Mbretërinë e Bashkuar, Brit Awards 2022.

Por në këtë event po mungon artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila është nominuar për dy çmime.

Këngëtarja e hitit “New Rules” ka shijuar disa ditë pushimi dhe relaksi në plazhin e Miamit, shkruan DailyMail.


Këngëtarja, 26 vjeçe, u fotografua së fundmi nga paparacët e veshur me bikini të zeza në stil tanga, të cilat i lanë pak vend imagjinatës.

Sipër tyre ajo kishte veshur një fustan plazhi me material transparent.

Ajo ecte me një palë sandale të gjata dhe mbuloi sytë me një palë syze dielli të vogla të errëta.

Dua zgjodhi për aksesorë një numër unazash të vendosura në të dyja duart. Gishti dhe thonjtë e saj ishin të lyer me ngjyrë të gjelbër smeraldi.

Pa asnjë mbulesë në anën e pasme të krahëve, mund të shiheshin disa nga tatuazhet e saj. Një palmë dhe një simbol tjetër dukeshin qartë në anën e pasme të krahut të saj të majtë.

Ajo u qetësua dhe pushoi e shtrirë në një shtrat të rehatshëm. Ajo hante shalqi dhe bisedonte me miqtë gjatë kohës që ishte jashtë.

Dita e pushimit të yllit do të jetë e fundit për një kohë të gjatë, pasi ajo do të nisë turneun e saj botëror në Miami më 9 shkurt.

Ajo do të bëjë turne në të gjithë botën vazhdimisht deri në fillim të korrikut kur do të marrë disa javë pushim.

Dua Lipa foli për turneun së fundmi në emisionin “The Late Show me Stephen Colbert”.

Ajo zbuloi se ajo ishte gati të niste në atë turne, i cili sipas saj do të ishte ‘masivisht ndryshe’ nga ajo që ata kishin planifikuar fillimisht dy vjet më parë dhe do të quhet turneu “Future Nostalgia” – ashtu siç quhet albumi i saj i fundit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Magazina
Gramosi, i eliminuari i dytë nga Big Bother VIP Albania

Gramosi, i eliminuari i dytë nga Big Bother VIP Albania

Magazina
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Magazina
Driloni shokon me deklaratën: Nëse Drenusha puth Gresën, unë do të puth Leon

Driloni shokon me deklaratën: Nëse Drenusha puth Gresën, unë do të puth Leon

Magazina
Gramosi pas eliminimit: Fillova të kem frikë nga ajo shtëpi

Gramosi pas eliminimit: Fillova të kem frikë nga ajo shtëpi

Magazina
Befason Drenusha: Driloni s’do të mbahej mend po të qëndronte Atilla

Befason Drenusha: Driloni s’do të mbahej mend po të qëndronte Atilla

Magazina
Kalo në kategori