LAJMI I FUNDIT:

Nvidia nuk do ta blejë Arm – dështoi marrëveshja prej 40 miliardë dollarësh

Nvidia nuk do ta blejë Arm – dështoi marrëveshja prej 40 miliardë dollarësh

Nvidia nuk do të shpenzojë 40 miliardë dollarë për blerjen e Arm, për shkak të “sfidave të rëndësishme rregullatore”, njoftoi kompania mëmë e Arm SoftBank.

Për më tepër, Nvidia do të duhet t’i ndajë 1.25 miliardë dollarë SoftBankut për një transaksion të dështuar ndërsa CEO i Arm, Simon Segars do të japë dorëheqje.

SoftBank tani thekson se Armi do të ofrohet ende publikisht, gjatë vitit fiskal që fillon më 1 prill, raporton bbc.


Blerja, e shpallur në muajin shtator të vitit 2020, do të ishte një nga më të mëdhenjtë në industri ndonjëherë, duke i dhënë gjigantit GPU Nvidia kontrollin e një kompanie, arkitektura dhe prona intelektuale e së cilës janë çelësi për pothuajse çdo çip të prodhuar për telefonat inteligjentë dhe tabletë, por edhe për ato më të mëdhenj.

Që në fillim, blerja e mundshme ishte nën vëzhgimin e publikut dhe drejtori ekzekutiv i gjigantit, Jensen Huang, duhej të mbronte vendimin në publik. Kjo ishte një shenjë se blerja do të zgjaste më shumë sesa pritej.

Së fundmi, Bloomberg raportoi se marrëveshja e blerjes po dështon, pasi rregullatorët nga disa vende shprehën shqetësimin se çfarë mund të bënte Nvidia nëse zotëronte Arm. Nvidia ende nuk i ka konfirmuar apo mohuar pretendimet se marrëveshja dështoi. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
“Rrjedhin” pamjet e para të iPhone SE 4 në internet, ka një veçori të urryer nga përdoruesit

“Rrjedhin” pamjet e para të iPhone SE 4 në internet, ka një veçori të urryer nga përdoruesit

Teknologji
OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

Teknologji
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Teknologji
‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

Teknologji
Gjenerata e smartphone-ve Z - Karakteristikat më të papara që kanë në themel Inteligjencën Artificiale

Gjenerata e smartphone-ve Z - Karakteristikat më të papara që kanë në themel Inteligjencën Artificiale

Teknologji
DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

Teknologji
Kalo në kategori