LAJMI I FUNDIT:

Petrovska: URM nuk mund të hyjë në territorin e një shteti që nuk është pjesë e NATO-s

Petrovska: URM nuk mund të hyjë në territorin e një shteti që nuk është pjesë e NATO-s

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, edhe një herë konfirmoi se Maqedonia e mbështet qëndrimin e NATO-s dhe në këtë drejtim drejton aktivitetet ushtarake, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vlerësimet janë sekrete dhe janë në strukturën e NATO-s, pra janë në një shkallë klasifikimi. NATO synon të mbrojë territoret e vendeve të Aleancës”, njofton Petrovska për “Sitel”, duke iu përgjigjur pyetjes se a është e mundur që ushtarët e URM-së të përfshihen në një konflikt të mundshëm ukrainas-rus.

Sipas saj, deri më tani ushtrisë sonë nuk i është kërkuar të marrë pjesë në konflikte ushtarake.


“Ndjekim udhëzimet e NATO-s. Ne tashmë po marrim pjesë në mekanizma dhe nuk do të habitemi nga vendimi. Mirëpo, shembulli me ushtarët e Maqedonisë është i qartë, nuk mund të hyjmë në territorin e një vendi që nuk i përket NATO-s, në këtë rast në Ukrainë”, shpjegoi Petrovska.

Ajo shton se deri më tani Maqedonisë nuk i është kërkuar që të marrë trupa shtesë nga Aleanca dhe se një vendim i tillë do të jetë i kryesisë së shtetit dhe Presidentit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Drejtësi
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori