Qeveria e RMV-së nuk kërkon përgjegjësi, madje justifikon ASK-në për shkeljet e Ligjit për Shtetësi

Qeveria justifikon Agjencinë për Siguri Kombëtare për mosrespektimin e Ligjit për Shtetësi edhe pse në këtë Agjenci për momentin presin mbi 2 500 kërkesa të qytetarëve që të marrin përgjigje për shtetësinë. Në pyetjet e Alsat nëse do të marrin masa për mosrespektimin e ligjit nga ana e ASK-së, Qeveria thirret te standardet e NATO-s, duke shtuar se përgjigjet e zvarritura nga ASK-ja nuk janë tepër të rëndësishme.
“Si anëtare e NATO-s, procedurat janë me standard më të lartë dhe me përfshirje më të gjerë të kontrolleve të cilat natyrisht nënkuptojnë edhe periudhë më të gjatë. Por, periudha kohore është e parëndësishme në krahasim me sigurimin e cilësisë, qasjen përkatëse dhe thelbësore në kontrollet e sigurisë dhe nga kjo metodë ASK-ja nuk do të tërhiqet”, njoftojnë nga Qeveria.
Kjo përgjigje bie ndesh me qëllimin e ligjit të ri, për lehtësimin e procedurave për marrjen e shtetësisë. Nga ana tjetër, ekzekutivi nuk sqaron nëse janë realisht kontrollet ato që i mbajnë në sirtar të bllokuara kërkesat e qytetarëve, a është paaftësia e ASK-së për të përballuar këtë fluks, dhe a ka vullnet ky organ ti përgjigjet afateve të diktuara në ligj. Neni 7, alinesë 6 e ligjit përcakton qartë se
“Organi përkatës duhet të sjellë vendim më së voni 6 muaj pas aplikimit nga ana e qytetarit”, thuhet në Ligjin për shtetësi.
Nga qeveria nuk japin sqarime as për pyetjen se sa ankesa kanë pranuar nga qytetarët dhe institucionet e tjera për mosrespektim të Ligjit për shtetësinë. Alsat kërkoi përgjigje edhe nga ASK-ja për arsyet e vonesave dhe shkeljet eventuale ligjore, por deri në këto momente nuk morëm përgjigje.
Një qytetar i drejtohet institucionit të MPB-së për aplikim, por nga kjo Ministri arsyetohen se nuk kanë kompetenca për të detyruar ASK-në të japë përgjigje brenda 6 muajve. Nga ana tjetër, nga MPB-ja nuk tregojnë nëse këtë çështje e kanë shtruar institucionalisht, me informata ose urgjenca drejtuar qeverisë që procedurat e qytetarëve të realizohen në kohë.
Të dhënat zyrtare të siguruara nga MPB-ja, falsin se për momentin ASK-ja mban në sirtar 2657 kërkesa për shtetësi. Prej këtyre, 1247 kërkesa për shtetësi janë dorëzuar vetëm vitin e kaluar. Kjo nënkupton se shumica e këtyre kërkesave e kanë kaluar afatin ligjor prej 6 muajve për përgjigje. Për shkak të zvarritjeve me vite të kërkesave për shtetësi, me propozim të opozitës, vitin e kaluar Kuvendi miratoi Ligjin për Shtetësi i cili parashikon lehtësimin e procedurave për marrjen e shtetësisë, por ligji i ri nuk e anashkaloi diskriminimin që shërbimi sekret bën historikisht ndaj qytetarëve./Alsat./
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa