Më shumë se 17 milionë nxënës vietnamezë do të kthehen në shkollë të hënën për herë të parë në rreth një vit, tha ministria e shëndetësisë, pasi autoritetet njoftuan planet për të filluar vaksinimin e fëmijëve nga mosha pesë vjeç kundër COVID-19.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vendi i Azisë Juglindore hoqi shumë nga kufizimet e tij të coronavirusit në tetor, por pothuajse të gjithë nxënësit ishin kufizuar në orët e mësimit në internet që nga fillimi i vitit të kaluar.
Ndërkohë shumica e shkollave në vend do të rihapen nga mesi i shkurtit, tha ministria e shëndetësisë në një deklaratë.
Në një deklaratë të veçantë në fundjavë, qeveria tha se synonte të blinte 21.9 milionë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech për fëmijët e moshës nga pesë deri në 12 vjeç.
Më shumë se 75% e 98 milionë njerëzve të Vietnamit kanë marrë të paktën dy vaksina dhe autoritetet synojnë të administrojnë një dozë përforcuese për të gjithë popullsinë e rritur deri në fund të marsit.
Shkollat në kryeqytetin Hanoi do të fillojnë të rihapen nga e marta, me masa paraprake si kontrollet e temperaturës dhe protokollet në fuqi në rast se zbulohen raste pozitive, thanë autoritetet.
Ndryshe, Vietnami arriti të “përmbajë” coronavirusin për pjesën më të madhe të vitit 2020 përpara se varianti Delta të nxiste infeksionet vitin e kaluar.
Ministria e Shëndetësisë tha se vendi raportoi 14,112 raste të reja të dielën. Në përgjithësi, Vietnami ka raportuar 2.34 milionë infeksione COVID-19 dhe më shumë se 38,300 vdekje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?
A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron