LAJMI I FUNDIT:

Helmimi nga uji i mbi 1 mijë qytetarëve nga Deçani, Prokuroria e Pejës sot shpalos detaje të reja

Helmimi nga uji i mbi 1 mijë qytetarëve nga Deçani, Prokuroria e Pejës sot shpalos detaje të reja

Prokuroria Themelore e Pejës sot në një konferencë për media ka bërë të ditur se do të jap detaje të reja rreth rastit të helmimit të mbi 1 mijë e 500 qytetarëve në Deçan, që kishte ndodhur në korrik të vitit të kaluar.

Konferenca do të mbahet në orën 12:00. Kujtojmë se 1 mijë e 500 qytetarë të Deçanit dhe fshatrave përreth ishin detyruar të kërkonin ndihmë mjekësore në QKMF “Adem Ukëhaxhaj” në këtë komunë për shkak të helmimit nga uji i pijes.


Helmimi i mijëra qytetarëve bëri që kjo komunë të martën më 13 korrik 2021 të shpallë gjendje emergjente.

Njoftimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme e ka bërë vet kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, duke shtuar se gjendja e jashtëzakonshme vlen për të gjithë territorin e komunës.

Menjëherë pas shtimit të numrit të personave që kërkonin ndihmë mjekësore si pasojë e helmimit, Komuna e Deçanit, kishte marrë vendim gjithashtu që uji i ujësjellësit në këtë komunë, të mos përdorej për pije.

Helmimi i mbi 1 mijë personave nga uji i pijes në Deçan, hetimet ende pa epilog
Lexo po ashtu Helmimi i mbi 1 mijë personave nga uji i pijes në Deçan, hetimet ende pa epilog

Nga analizat e kryera nga IKSHPK-ja, pas marrjes së mostrave të ujit ishin identifikuar disa baktere koliforme dhe E.coli, gjithashtu edhe nga mostrat e dërguara për testim jashtë vendit, rezultatet kanë nxjerrë se pacientët janë të infektuar me dy lloje të E.Coli dhe një virus i quajtur Norovirus.

Pas rritjes së numrit të personave që kërkonin trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, ishin ngritur dyshime për helmim të qëllimshëm të ujit.

Këto pretendime filloi t’i hetonte menjëherë Prokuroria Themelore e Pejës. Më 16 korrik të këtij viti, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Pejës, ishte arrestuar një person që punonte për Agjencinë Kosovare të Pyjeve në Deçan.

Ai ishte arrestuar nën dyshimet se kishte ndaluar kamerat e sigurisë qysh në muajin maj. Por pas 48 orësh të mbajtjes, ishte liruar në procedurë të rregullt. Për dyshimet për helmim, prokuroria ka intervistuar edhe persona të tjerë.

Në ditët e para pas shfaqjes së problemeve shëndetësore të më shumë se 1,500 qytetarëve, Kuvendi Komunal i Deçanit, kishte iniciuar procedurën për themelimin e një ndërmarrjeje të re komunale.

Qëllimi ishte që ujësjellësi i Deçanit të shkëputej nga kompania regjionale K.R.U. Hidrodrini, pasi kjo kompani akuzohej për menaxhim të dobët dhe të papërgjegjshëm të rrjetit të ujësjellësit në këtë komunë.

Java kritike e Deçanit - nga dyshimet e para e deri te konfirmimi i helmimit të mbi 1 mijë e 600 qytetarëve nga uji i pijes
Lexo po ashtu Java kritike e Deçanit - nga dyshimet e para e deri te konfirmimi i helmimit të mbi 1 mijë e 600 qytetarëve nga uji i pijes

“Ky vendim vjen si pasojë e keqmenaxhimit të rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Deçanit nga “Hidrodrini” K.R.U., e që ka të bëjë me aspekte teknike ndërtimore që nga qasja në burim, mos-standardizimin e rezervuarëve të ujit, pusetave të ujit, rrjetit të ujësjellësit e deri te kyçjet ilegale e mospasjen e orëmatësve për regjistrimin e shpenzimit të ujit”, thuhej në vendimin e datës 19 korrik 2021, të Kuvendit Komunal të Deçanit.

Sipas këtij vendimi, të gjitha këto mangësi kishin sjellë rrjedhimisht për pasojë cenimin e cilësisë së ujit, gjë e cila ka krijuar situatën e infektimit dhe helmimit me ujë në Komunën e Deçanit, të mbi dymijë qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori