Mbi 1 mijë e 600 qytetarë të Komunës së Deçanit dhe fshatrave përreth u detyruan të kërkojnë ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj”, për shkak të helmimit nga uji i pijes.

Tashmë nga analizat e kryera nga IKSHPK-ja, pas marrjes së mostrave të ujit janë identifikuar disa baktere koliforme dhe E.coli Gjithashtu edhe nga mostrat e dërguara për testim jashtë vendit, rezultatet kanë nxjerrë se pacientët janë të infektuar me dy lloje të E.Coli dhe një virus i quajtur Norovirus.

Aktualisht situata është duke shkuar drejt normalizimit. Nga Komuna e Deçanit kanë bërë të ditur për Telegrafin se gjatë 24 orëve të fundit nga ora 07:00 e ditës së djeshme e deri sot në po të njëjtën kohë, në QKMF-në në Deçan janë trajtuar 78 pacientë dhe numri total i pacientëve që janë trajtuar për një javë është 1 mijë e 699.

Reklama
Reklama
Qindra qytetarë të Deçanit dyshohet se u helmuan nga uji i pijes, “Hidrodrini” apelon që deri në kthimin e analizës të mos konsumohet uji Qindra qytetarë të Deçanit dyshohet se u helmuan nga uji i pijes, “Hidrodrini” apelon që deri në kthimin e analizës të mos konsumohet uji

Dyshimet e para për helmim nga uji

Pasditja e shtunës (10 korrik), e deri të dielën në mëngjes më 11 korrik, kishte qenë e jashtëzakonshme për stafin mjekësor, si rezultat i numrit të madh të pacientëve që vazhdimisht po kërkonin ndihmë mjekësore në QKMF. Nga ora 15:00 e së shtunës e deri të dielën në mëngjes ndihmë mjekësore kishin kërkuar 164 pacientë.

Stafi mjekësor në këtë komunë fillimisht kishte menduar se kjo kishte ardhur si pasojë e temperaturave të larta. Telegrafi kishte raportuar gjatë të dielës së kaluar për këtë situatë në komunën e Deçanit.

Drejtori i QKMF-së në Deçan, Selmon Berisha ditën kur edhe u bë i ditur lajmi, deklaroi për Telegrafin se pacientët po paraqiten me simptoma si: marramendje, plogështi, të vjella, barkqitje, dhimbje në regjionin e barkut dhe temperaturë. Berisha pati deklaruar se ende nuk mund të themi nëse është infeksion viral apo bakterial.

Reklama
Reklama

“Ne nuk mund të themi ende se a është infeksion viral apo bakterial. Kemi njoftuar IKSHPK-në dhe kemi kërkuar nga kompania “Hidrodrini” që të merr mostrat e ujit dhe ti dërgoj për analiza. Shtabi emergjent i komunës është mbledh dhe jemi duke pru konkulzat se si të veprojmë tutje”, kishte deklaruar Berisha.

“Hidrodrini” apelon që deri në kthimin e analizës të mos konsumohet uji

Të dielën menjëherë pas ngritjes së dyshimeve se qytetarët e Deçanit janë helmuar nga uji i pijes, kompania “Hidrodrini” njësia e saj në Deçan, lëshoj një njoftim ku kërkoi nga banorët e fshatrave Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri të mos e konsumojnë ujin deri në njoftim të radhës.

Reklama
Reklama

“Pas shfaqjes së dyshimeve të para, të pavërtetuara deri më tash, KRU ‘Hidrodrini’-Njësia Operative – Deçan, në koordinim edhe me autoritetet komunale, ka marrë të gjitha masat urgjente duke hulumtuar shkaqet e mundshme. Njoftojmë se deri në këtë çast, nuk ka asnjë bazë të vërtetuar se shqetësimet në fjalë mund të kenë ardhur /ose/ mos ardhur, si pasojë e ujit. Andaj, deri në kthimin e analizës së Ujit nga ana e IKSHPK-së, ky APEL mbetet në fuqi”, thuhej në njoftimin e Hidrodrinit më datë 11 korrik.

Konferenca e kryetarit Bashkim Ramosaj, pas situatës së krijuar

Të hënën, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj iu drejtua opinionin përmes një konference për media, ku bëri të ditur se që nga e shtuna deri të hënën më 12 korrik, kishin kërkuar ndihmë mjekësore 884 qytetarë. Ramosaj shtoi se dyshimet janë që uji është helmuar qëllimshëm, shkruan Telegrafi.

Reklama
Reklama

“Është hera e dytë brenda një muaji që po raportohet për raste të tilla, që na kanë bërë të dyshojmë që këto mund të jenë të qëllimshme dhe kjo le të mbetet në kompetencë të prokurorisë që të vërtetojë”, ishte shprehur Ramosaj në konferencë.

Deçani shpall gjendje emergjente

Helmimi i mijëra qytetarëve në Deçan bëri që kjo komunë të martën më 13 korrik të shpallë gjendje emergjente.

Njoftimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme e ka bërë vet kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, duke shtuar se gjendja e jashtëzakonshme vlen për të gjithë territorin e komunës.

Reagimet e shumta nga përfaqësuesit e opozitës dhe reagimi i vonshëm i institucioneve qendrore

Reklama

Situata në komunën e Deçanit sa vazhdonte e rëndohej, numri i pacientëve ishte vazhdimisht në rritje. Pas kësaj situate nisën edhe reagimet nga politikanë nga Kosova e Shqipëria, shoqëri civile, qytetarë dhe shumë personalitete tjera.

Reklama

Fillimisht kishte reaguar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili deklaroi se në rast se helmimi i ujit është shkaktuar qëllimshëm fajtorët duhet të përballen me drejtësinë . Reagimi i institucioneve qendrore erdhi tri ditë pas situatës së krijuar dhe pas zhurmës së madhe që u krijua në opinion për mos reagimin e krerëve të shtetit.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani të hënën më 12 korrik, kishte reaguar përmes një postimi në Facebook, ku u zotua se institucionet do të angazhohen në ofrimin e trajtimit shëndetësor për qytetarët e helmuar si dhe zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në helmimin e tyre.

Reklama

Në ditën kur komuna morri vendim për shpallje të gjendjes emergjente, presidentja e vendit Vjosa Osmani, ministri i Shëndetësisë, Abren Vitia, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj vizituan Deçanin dhe pacientët e shtrirë në QKMF, shkruan Telegrafi.

Reklama

Vitia atë ditë deklaroi se do t’u dalin në ndihmë qytetarëve të Deçanit, derisa shtoj se është përpiluar një listë e barnave esenciale dhe pajisjeve tjera të nevojshme të cilën Ministria e Shëndetësisë (MSH) do ta trajtojë me prioritet.

Të gjitha lajmet rreth helmimit në Deçan Të gjitha lajmet rreth helmimit në Deçan

Presidentja, Vjosa Osmani gjatë vizitës në QKMF tha se do të merren të gjitha masat që kjo qendër shëndetësore të merr barnat e nevojshëm. Në orët e pasdites nga Greqia, kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook reagoi lidhur me situatën në Deçan.

Reklama

Kurti njoftoi se për shkak të angazhimeve jashtë vendit nuk ka mundur të jetë në Deçan gjatë këtyre ditëve. “Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes”, shkroi Kurti. Reagim pati edhe nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i cili u shpreh i brengosur për neglizhencën nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Reklama

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili ishte për të parë nga afër situatën në Deçan, tha se gjendja është e rëndë dhe se nuk është koha për politikë e as gjueti fajtorësh.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta kishte reaguar gjithashtu duke thënë se qeveria shqiptare duhet t’i gjendjet pranë Kosovës në këto momente. E në orët e mbrëmjes të së martës 13 korrik, Ministria e Shëndetësisë dërgoj një kontingjent me barna në QKMF-në në Deçan.

Reklama

Prokuroria nis hetimet dhe Qeveria ndanë 150 mijë euro

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në mbledhjen e mbajtur të Qeverisë së Kosovës, njoftoi se kanë nisur hetimet pas helmimit të qytetarëve në Deçan. Në këtë mbledhje Qeveria gjithashtu mori vendim për ndarjen e 150 mijë eurove për Komunën e Deçanit.

Reklama

Gjatë të mërkurës në media u raportua edhe për një vizitë të dy të rinjve serbë që kishte ndodhur disa ditë para se të ndodhte helmimi i qytetarëve. Pronari i një restoranti që kishte biseduar me këta persona deklaroi se iu kishin dukur të dyshimtë dhe kishte njoftuar policinë si dhe u kishte dhënë pamjet e kamerave për t’i identifikuar ata.

Lidhur me këtë rast Prokuroria Themelore në Pejë, mbrëmë (17 korrik) ka njoftuar se ka bërë identifikimin e dy personave të nacionalitetit serb, që ishin parë në afërsi të Manastirit të Deçanit, dhe janë duke zhvilluar hetimet nëse kanë lidhshmëri me helmin e qytetarëve në Deçan.

Konfirmimi se helmimi ndodhi nga uji i pijes

Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj beri të ditur se helmimi i qytetarëve kishte ndodhur si pasojë e ujit të pijes. Pas kësaj edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) përmes një komunikate njoftoi se pas kryerjes së analizave mikrobiologjike ka dalë indikacione për kontaminim të ujit të pijshëm.

“Në mostrat e ujit të marra me datën 12. 07. 2021 nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes teknikës së identifikimit me MALDI-ToF në laboratorët e IKShPK Prishtinë, janë identifikuar disa baktere që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm”, kishte njoftuar IKSHPK, shkruan Telegrafi.

IKSHPK të premten më 16 korrik, njoftoi edhe për rezultatet tjera të analizave rreth ujit në Deçan, ku tha se kanë gjetur baktere të E.coli

“Uji nga kaptazha e Drenocit deklarohet jo i pijshëm. Më datë 15 Korrik 2021 është bërë analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike e tri (3) mostrave të ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit, i cili i furnizon fshatrat: Prilep, Irzniq, Gllogjan – Komuna e Deçanit (burimi i Gurrave të Hasanagës)”, njoftoi IKSHPK.

Pasditen e së premtes Instituti publikoi edhe rezultatet e analizave të dërguara jashtë shtetit, ku rezultuan me gjetjen e tri baktereve.

“Në dy mostrat e fecesit të dërguara më datën 15 korrik 2021, për testim në laboratorët jashtë Kosovës, janë detektuar Norovirus GI/GII, Enteropathogenic E.Coli (EPEC) dhe Enterotoxigenic E.Coli (ETEC)“, thuhej në njoftim.

Situata drejt normalizimit

Shtabi Emergjent i Komunës së Deçanit, dje ka mbajtur takimin e radhës ku është folur për situatën pas helmimeve. Kryetari Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se nga Shtabi Emergjent është vlerësuar se situata po shkon drejt normalizimit.

Ramosaj bëri të ditur gjithashtu se së shpejti do të përfundoj gjendja emergjente dhe qytetarët e 12 fshatrave të cilat furnizohen nga rezervuari në Drenoc do të vazhdojnë̈ të furnizohen me ujë nga Komuna e Deçanit. /Telegrafi/