LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë befasohen kur e kuptojnë se emri i këtij të riu është Recep Tayyip Erdoğan

Të gjithë befasohen kur e kuptojnë se emri i këtij të riu është Recep Tayyip Erdoğan

I riu nga Samsun, i cili mban të njëjtin emër me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, është përballur me situata interesante kur thotë emrin e tij.

Duke thënë se është shumë i lumtur që është emnak me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, 24-vjeçari madje thotë se edhe babai i tij mban të njëjtin emër me babain e Presidentit, Ahmet Erdoğan, përcjell Telegrafi.

“Kur kam lindur në tetor të vitit 1998, presidenti ynë ishte dënuar me burg gjatë kohës që ka qenë kryetar i Bashkisë Metropolitane të Stambollit”.


Dhe ai tregon se ka shumë që nuk e besojnë.

“Kur shkova në spital për të bërë një test për coronavirusin, personi që më caktoi terminin, pa emrin tim në sistem dhe tha: ‘Mendoj se kam futur gabim numrin e ID-së’. Ai më kërkoi numrin tim të identifikimit dhe hyri përsëri në sistem dhe kur ndeshi përsëri emrin e Recep Tayyip Erdoğan, ai tha: ‘Unë mendoj se ka pasur përsëri një gabim’. Më pas më kërkoi kartën e identitetit, u habit shumë kur pa emrin tim atje. Ndeshem shpesh me situata të tilla”.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se mori pjesë në programin ku presidenti Recep Tayyip Erdogan u takua me të rinjtë në Trabzon.

“Kur presidenti ynë dëgjoi emrin tim, më trajtoi me aq sinqeritet saqë sikur të isha rritur me të prej vitesh”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Numrat që i pa në ëndërr, shkoi i luajti në loto - amerikanja fiton 50 mijë dollarë

Numrat që i pa në ëndërr, shkoi i luajti në loto - amerikanja fiton 50 mijë dollarë

Fun
Fshati italian që ia ndalon banorëve të sëmuren

Fshati italian që ia ndalon banorëve të sëmuren

Interesante
“E rrëmbeu” vetura autonome, në vend se ta dërgojë në aeroport – burrit nga Phoenix i dhuroi dhjetëra xhiro nëpër parking

“E rrëmbeu” vetura autonome, në vend se ta dërgojë në aeroport – burrit nga Phoenix i dhuroi dhjetëra xhiro nëpër parking

Interesante
Biblotekës së New Yorkut i kthehet libri që u huazua para 72 vjetëve

Biblotekës së New Yorkut i kthehet libri që u huazua para 72 vjetëve

Fun
Zbulohet Swim Suit, kostumi i papërshkueshëm nga uji që u lejon punonjësve të kalojnë shpejt nga zyra në pishinë

Zbulohet Swim Suit, kostumi i papërshkueshëm nga uji që u lejon punonjësve të kalojnë shpejt nga zyra në pishinë

Interesante
I etur për t’u dukur bukur, gazetarit amerikan i shihet kapësja e rrobave në xhaketë derisa po raportonte për zjarrin në Kaliforni

I etur për t’u dukur bukur, gazetarit amerikan i shihet kapësja e rrobave në xhaketë derisa po raportonte për zjarrin në Kaliforni

Fun
Kalo në kategori