LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Po t’i dëgjonim zërat që ishin kundër konferencës së Rambujesë, Serbia nuk do bombardohej nga NATO

Tahiri: Po t’i dëgjonim zërat që ishin kundër konferencës së Rambujesë, Serbia nuk do bombardohej nga NATO

Ish- kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë –Serbi, Edita Tahiri, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka kujtuar Konferencën e Rambujesë, të mbajtur më 6 shkurt 1999.

Sipas Tahirit ishte pikërisht kjo konferencë që e solli rezultate historike për lirinë dhe pavarësinë në Kosovë dhe po ashtu e ndali gjenocidin serb mbi popullin e Kosovës.


“23 vjet nga Konferenca e Rambujesë. Kjo Konferencë solli rezultate historike solli paqen dhe lirinë dhe pavarësinë, ndali gjenocidin serb ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar në vitin 1999.  falë intervenimit ushtarak amerikan dhe te NATO-së kunder   Serbisë, që u bë e mundur dhe falë vendimit tonë si Delegacion i Republikës për ta pranuar Marrëveshjen e Rambujesë’, shkroi ajo.

Ajo tutje shtoi se po t’i dëgjonin ata zërat që ishin kundër kësaj marrëveshje edhe sot do të kishim luftë në Kosovë dhe Serbia nuk do të bombardohej nga NATO.

“Më kujtohen qartë se ka pasur zëra që kanë qenë kundër Marrëveshjes së Rambujesë, sikur ti dëgjonim zërat e tillë, Serbia do të mbetej e pa-bombarduar dhe lufta dhe tragjedia do vazhdonte në Kosove”, shkroi tutje Tahiri./Telegrafi/