LAJMI I FUNDIT:

Kameruni zë vendin e tretë në Kupën e Kombeve të Afrikës pas një rikthimi sensacional

Kameruni zë vendin e tretë në Kupën e Kombeve të Afrikës pas një rikthimi sensacional

Kameruni ka fituar ndaj Burkina Fasos në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe atë pas penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll 3-3.

Kamerunasit bën një ndeshje të madhe, pasi ishin duke pësuar me rezultat 3-0 pas 49 minutave lojë, por shënuan tri herë në kohën e rregullt për ta dërguar ndeshjen në penallti.


Steeve Yago hapi ndeshjen me një goditje gjysmën volej për të mposhtur portierin André Onanan (1-0).

Onana ishte protagonist te goli i dytë i Burkina Fasos, pasi lejoi topin duke menduar se po dilte jashtë, por që përfundoi në rrjetë për 2-0.

Djibril Ouattara shënoi në fillimin e pjesës së dytë për Burkina Fason për 3-0, duke u menduar që ndeshja u mbyll.

Kameruni fillimisht arriti të shënojë një gol ngushëllues, pasi Stephane Bahoken përfitoi në zonë për të shënuar për 3-1.

Aboubakar u sigurua që t’i jepte fund kësaj gare si golashënuesi më i mirë, duke tundur rrjetën me një goditje me kokë për 3-2 në minutën e 85-të.

Kapiteni i Kamerunit nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe njëherë pas dy minutash për 3-3.

Pas kësaj ndeshja shkoi në penallti, ndërsa Burkina Faso gaboi goditjen e tretë që u mbrojt nga Onana për t’i dhënë Kamerunit vendin e tretë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në

Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në "Zahir Pajaziti"

Superliga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Nutricionisti i Tyson Fury zbulon sekretin që e bëri atë të kthehet në formë për gjashtë muaj

Nutricionisti i Tyson Fury zbulon sekretin që e bëri atë të kthehet në formë për gjashtë muaj

Boks
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Skuadra e La Ligës i ofron lojtarit 'kontratën më të gjatë në histori' vetëm disa ditë pasi ylli njoftoi largimin

Skuadra e La Ligës i ofron lojtarit 'kontratën më të gjatë në histori' vetëm disa ditë pasi ylli njoftoi largimin

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Kalo në kategori