LAJMI I FUNDIT:

Në momentin e fundit, Krivokapiq sjell vendimin e ri rreth marrjes së nënshtetësisë malazeze

Në momentin e fundit, Krivokapiq sjell vendimin e ri rreth marrjes së nënshtetësisë malazeze

Derisa po vazhdonte debati rreth shkarkimit të kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiqit, ky i fundit ka marr një vendim rreth marrjes së nënshtetësisë për qytetarët e huaj.

Krivokapiq është shkarkuar gjatë ditës së djeshme pas një votimi të deputetëve në Kuvend, por që kryeministri në largim, ka marrë një vendim të papritur dhe pa dijeninë e ministrit të brendshëm malazez, raporton vijesti.me.

Në të ardhmen, pesë vjet qëndrim të përkohshëm dhe pesë vjet të përhershëm në Mal të Zi do të mjaftojnë për marrjen e nënshtetësisë, ndërsa deri më tani janë dashur 10 vjet qëndrim të përhershëm.


Propozimi i Vendimit për ndryshimin e vendimit për kriteret për përcaktimin e bazës për marrjen e shtetësisë malazeze ka qenë në procedurë qeveritare me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme në fillim të vitit të kaluar, por është tërhequr për të arritur një marrëveshje në Komisionin Parlamentar të Reformës Zgjedhore.

I pari i qeverisë gjatë seancës elektronike iu referua nenit 55 të Rregullores së Qeverisë, në bazë të të cilit mund të propozojë ndryshime apo plotësime të rendit të ditës si dhe ndryshimin e statusit të pikës së rendit të ditës për verifikim deri në fund të seancës së Qeverisë.

Dritan Abazoviq propozohet për kryeministër të ri të Malit të Zi
Lexo po ashtu Dritan Abazoviq propozohet për kryeministër të ri të Malit të Zi

Vendimi i ri parashikon se llogaritet si dhjetë vjet qëndrim – pesë vjet qëndrim të përkohshëm plus pesë vjet qëndrim të përhershëm në Mal të Zi, ndërsa kushti i mëparshëm ligjor për pranimin në shtetësinë malazeze ishte 10 vjet qëndrim të përhershëm në vend.

Ndryshe, Krivokapiq është shkarkuar pas një debati parlamentar ndërsa vendi nuk do të shkojë në zgjedhje pasi që në një seancë të mëparshme nuk kaloi propozimi për shpërndarjen e parlamentit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, Vuçiq themelon një lëvizje të re

Grevë e përgjithshme në Serbi, Vuçiq themelon një lëvizje të re

Serbia

"Këtë nuk e vendos Putini", shefi i NATO-s zbulon se kur Ukraina do t'i bashkohet aleancës

Botë
Kalo në kategori