Dimovski: Mbështetje për deputetët para Kuvendit teksa do të diskutohet për pagën minimale
Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski, paralajmëroi se punëtorët, siç thotë ai, do të mbajnë grevë para Kuvendit, derisa deputetët do të mbajnë seancë plenare për projektligjin për rritjen e pagës minimale prej 18.000 denarë dhe gjithmonë paga minimale të jetë të paktën 60 për qind e pagës mesatare.
“LSM tashmë është në grevë pas asaj që nuk e morëm. Ne jemi të vendosur në kërkesat tona dhe nuk kemi kthim prapa. Jemi nën nivelin e ekzistencës si punëtorëve. Më datën 10 shkurt, në orën 11:00, u bëj thirrje të gjithë punëtorëve para Kuvendit, por jo të kritikojnë dhe ofendojnë deputetët, por t’i mbështesim të gjithë së bashku – 120 persona të ngrenë duart për pagën minimale”. Ka thënë Dimovski mbrëmë në “Top Tema”.
Sipas propozimit të punëdhënësve, paga minimale do të ishte 16.164 denarë, për të cilën LSM dhe sindikatat e tjera që morën pjesë në këshill, qartë dhe me zë me një thanë “jo”.
“Një nga argumentet tona kryesore është se shporta minimale e konsumatorit sindikal aktualisht është 35.040 denarë. Duke ditur se dy paga minimale prej 16.164 denarë nuk mund ta mbulojnë atë shportë minimale konsumatore, me të cilën punëtori nuk ka mundur të jetojë muajin aktual, por për të mbijetuar mungojnë 2.070 denarë”, tha Dimovski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
QMK: Zjarrfikësit e Shkupit dhe Tetovës shuan tre zjarre në hapësira të hapura
Superoperacioni i SPAK, Meta: Propagandë nën diktatin e Edi Ramës! Të bëhej para 14 majit
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
Zeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare