Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në lidhje me shpenzimet e disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat u publikuan gjatë të enjtes në medie, ku pasqyrohej lista mjeteve të ndara për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit, për deputetët që janë deklaruar se nuk jetojnë në Prishtinë.
Kurti gjatë konferencës për medie ka thënë se e kupton indinjatën e qytetarëve, por sipas tij është i padrejtë piketimi i një deputeti të veçantë në lidhje me këto shpenzime, pasi të tilla shpenzime ka pasur më shumë se një dekadë.
“Shefja e GP të LVV-së ka bërë të ditur se të gjithë deputetët tanë do të tërhiqen vullnetarisht nga kompensimi i tillë dhe ka kërkuar nga Kryesia e Kuvendit rishikimin e këtij vendimi. E kuptoj që shpenzimet e tilla mund të kenë qenë nga kuvendet e kaluara. Sidoqoftë këto pagesa duhet rregulluar dhe Kuvendi duhet të merr veprime për të ndryshuar rregulloret e kompensimit për deputetët. E kuptoj plotësisht indinjatën e qytetarëve për këto shpenzime, por në të njëjtën kohë është e padrejtë piketimi i ndonjë deputeti të veçantë, ose deputeteje të veçantë për një vendim që është i vitit 2011. Më shumë se një dekadë kemi pasur shpenzime të tilla”, tha kryeministri Kurti.
Kurti tha se është detyrë e secilit në vend, sidomos e personave të zgjedhur dhe shërbyesve civil që ta ruajnë kuletën e shtetit.
“Ata duhet të jenë shembull për qytetarët. Si ekzekutiv, ne e kemi bërë këtë, fillimisht me vendimin për uljen e pagave për kabinetin qeveritar. Ju jeni dëshmitarë për uljen e shpenzimeve të shpenzimeve pikërisht kur janë rritur të hyrat, si nga Dogana, Administrata Tatimore e nga eksportet e shtuara dhe investimet e huaja të rritura. Prandaj, besoj që deputetët e zgjedhur nga populli duhet të jenë shembull për të gjithë dhe qytetarët presin edhe më shumë edhe më mirë prej tyre”, theksoi Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi