LAJMI I FUNDIT:

Deklarimi i pasurisë, konflikti i interesit dhe korrupsioni, vetëm në janar rreth 300 raste u trajtuan nga Agjencia Kundër Korrupsionit

Deklarimi i pasurisë, konflikti i interesit dhe korrupsioni, vetëm në janar rreth 300 raste u trajtuan nga Agjencia Kundër Korrupsionit

Agjencia kundër Korrupsionit përgjatë muajit janar 2022, pasi ka përfunduar hetimet në aspektin administrativ, ka trajtuar 298 raste të lidhura me parandalimin dhe luftimin e korrupsionit për procesin e deklarimit të pasurisë, parandalimin e konfliktit të interesit,  parandalimin e korrupsionit në prokurimin publik dhe raste te tjera të trajtuara sipas detyrës zyrtare.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Agjencia Kundër Korrupsion.

Në këtë komunikatë sqarohet se gjatë muajit janar 2022, Agjencia kundër Korrupsionit ka zhvilluar procedurën e hetimeve paraprake për  167 raste, dy kallëzime penale dhe 1 informatë janë finalizuar në janar, ndërsa janë dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit në shkurt, si  dhe një informatë është dorëzuar në Policinë e Kosovës.


“Në raport me veprimet  për Kontrolli i plotë të pasurisë, AKK, ka përfunduar kontrollit e plotë të pasurisë për 80 raste, 20 nga rastet i janë nënshtruar kontrollit të plotë të pasurisë, janë bartur për hetim të mëtutjeshëm, ndërsa, për dy raste është hapur procedura, pas pranimit të denoncimeve”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, në aspekt të parandalimit të konflikti të interesit, gjatë muajit janar 2022, AKK ka iniciuar 12 raste të reja, ka ofruar  9 përgjigje për subjektet që kanë adresuar kërkesa për sqarim te situatave të dyshuara për konflikt të interesit, si dhe janë mbyllur 9 raste tjera të trajtuara, nga të cilat një me dorëheqje të zyrtarit të lartë nga një funksion publik.

“Përkitazi me fushëveprimin ligjor,  AKK ka ofruar  9 përgjigje për të gjitha subjektet që kanë adresuar kërkesa për ofrimin e përgjigjeve në AKK, për parandalimin e konfliktit të interesit” thuhet në komunikatë, ku po ashtu bëhet e ditur se rastet e raportuara për korrupsion, janë pranuar në mënyrë direkte nga subjekte të ndryshme, nëpërmjet platformës elektronike RAPORTO KORRUPSIONIN,  adresës elektronike info@akk-ks.org si dhe numrin e telefonit +383 (0) 200 10 715.

“Në kuadër të koordinimit të veprimeve të AKK-së në parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit,  Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj, ka theksuar se prioritet i Agjencisë do të jetë  forcimi i transparencës dhe llogaridhënies së AKK-së për të ofruar paanshmëri dhe besueshmëri për të gjitha subjektet në raportimin e rasteve korruptive”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Kronika e Zezë
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

Lajme
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori