LAJMI I FUNDIT:

Efekti Eriksen te Brentford: Rritet dukshëm shitja e fanellave, porosi nga 21 vende të botës – danezët blen sa anglezët

Efekti Eriksen te Brentford: Rritet dukshëm shitja e fanellave, porosi nga 21 vende të botës – danezët blen sa anglezët

Christian Eriksen ka nënshkruar me Brentfordin e Ligës Premier, ndërsa efekti është ndjerë menjëherë në klub, pasi ka pasur kërkesa të jashtëzakonshme për fanella që nga ardhja e yllit danez.

Eriksen ka marrëveshje me ‘Bletët’ deri në fund të sezonit, por pritet të rikthehet në futbollin pasi pësoi një arrest kardiak sa luante për Danimarkën në Euro 2020 verën e kaluar.

Kontrata e 29-vjeçarit me Interin u ndërpre në dhjetor për shkak të rregulloreve italiane që e pengojnë atë të luajë në Serie A  pasi ai është i pajisur me një defibrilator.

Nënshkrimi i tij ka pasuar me një interes dhe bujë të madhe rreth klubit të Brentford, pasi ai mbetet lojtari i profilit të lartë.

Treguesi më i madh është se ardhja e tij te klubi i promovuar në elitë ka rritur shitjet e fanellave të tyre.

Pas njoftimit se Eriksen është një lojtar i Brendford, porositë e fanellave erdhën nga 21 vende të botës brenda 24 orëve të para, shkruan BBC Sport.

Përveç kësaj ka pasur 30 herë më shumë kërkesa se sa ndodhin zakonisht në shkurt. Porositë erdhën nga anë e mban globit, pasi tifozët nga Koreja e Jugut, SHBA, Australia dhe madje edhe Grenlanda kanë porositur fanellën e lojtarit.

Në Danimarkë, nga vjen Eriksen, kërkesa për fanellën e Brentford ishte në të njëjtin nivel si në Mbretërinë e Bashkuar.

Klubi i ri i Erkisen aktualisht gjendet në vendin e 14-të, me tetë pikë më shumë se zona e rënies./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Përfaqësueset
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Përfaqësueset
Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Përfaqësueset
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Përfaqësueset
E kryer, Bayern Munich bën goditjen e madhe nga Anglia

E kryer, Bayern Munich bën goditjen e madhe nga Anglia

Bundesliga
Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori