Partitë politike në Maqedoninë e Veriut kërkojnë që në ndryshimet e modelit zgjedhor të përfshihet dhe ulja e numrit të deputetëve në institucionin ligjvënës, nga 120 sa janë aktualisht, në 90. Kjo kërkesë bëhet më e zëshme nga ana e partive politike kur ato janë në opozitë.
Së fundmi, lideri i opozitës maqedonase, OBRM-PDUKM, Hristian Mickovski, ka theksuar se është i gatshëm për ndryshime kushtetuese në këtë pjesë dhe se për këtë çështje pret mbështetjen e të gjitha partive politike në Kuvend.
Zvogëlimi i numrit të deputetëve ishte pjesë e programit të Lidhjes Social Demokrate gjatë fushatës zgjedhore më 2017, por kjo çështje nuk është iniciuar gjatë pesë viteve të fundit të qeverisjes së socialdemokratëve.
Por, pas kërkesës së OBRM-PDUKM-së, socialdemokratët kanë theksuar se nëse opozita është e sinqertë në këtë nismë, atëherë këtë duhet ta demonstrojë me mbështetje në Kuvend.
“Kërkojmë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor sa më shpejt të vijnë në Kuvend, të caktohet seancë dhe të miratohen(ndryshimet)”, kanë thënë nga LSDM-ja, duke theksuar se prioritet duhet të jetë transformimi i modelit zgjedhor nga 6 njësi në një njësi zgjedhore.
Ndërsa për partitë shqiptare, prioritet mbetet përfaqësimi i shqiptarëve në Parlament në përputhje me numrin e përgjithshëm të popullsisë.
Tito Petkovski, ish-kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut thotë për Radion Evropa e Lirë se ulja e numrit të deputetëve do të kontribuojë në kthimin e dinjitetit të institucionit ligjvënës, pasi çdo parti do të synojë të zgjedhë kuadro profesionale për të qenë të dukshme politikat që përfaqësojnë me më pak ulëse të siguruara.
Petkovski konsideron se beteja për t’u bërë deputet do të jetë edhe më e vështirë nëse ulet numri i deputetëve kështu që kjo do t’i detyrojë të jenë më të zëshëm në foltore.
“Gjoja se partitë politike synojnë të ulin numrin e deputetëve për shkak të shpenzimeve, por ne realitet çdo parti synon të ketë numër më të madh të deputetëve që të ketë influencë në zona të caktuara, prandaj jam skeptik në sinqeritetin e partive kur thonë se synojnë uljen e numrit të deputetëve. Pikërisht për këtë arsye kjo iniciativë vjen nga partitë kur janë në opozitë ”, vlerëson Petkovski.
Ndryshe, edhe analizat e organizatave joqeveritare kanë nxjerrë në pah se nga viti në vit ulet cilësia e debateve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Përfaqësues të sektorit civil vlerësojnë se ulja e numrit të deputetëve jo vetëm që do t’i ulë shpenzimet, por më e rëndësishmja, do të eliminohet ajo pjesë e madhe e deputetëve të cilët gjatë një mandati të plotë si deputet mbeten të panjohur për publikun pasi asnjëherë nuk janë përfshirë në debatet për sa i përket politikave në interes të qytetarëve, por kanë shërbyer vetëm si makineri votimi e dirigjuar nga qendrat e fuqisë politike.
Nga Instituti për Demokraci thonë se deputetët mbeten të varur nga instruksionet e partive politike.
“Mënyra e vetme për të përmirësuar gjendjen momentale mbetet përkushtimi i deputetëve në argumentimin më të mirë, si dhe të mbeten të fokusuar në realizmin e të drejtave të qytetarëve me vullnet të lirë. Çka do të thotë kjo? Kjo do të thotë se deputetët duhet të jenë të lirë nga zinxhirët e partive politike dhe do të sjellin vendime në bazë të fakteve dhe argumenteve dhe jo në bazë të urdhrave të partisë politike që i ka deleguar”, thotë Vlora Reçica nga Instituti për Demokraci.
Edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, gjatë kësaj jave e ka cilësuar si shumë pozitive nxitjen e uljes së numrit të deputetëve. Ai rikujton se për çdo deputet ka dhe një numër të personave të angazhuar në shërbim të realizimit të detyrës si deputet dhe kjo rrit koston e institucionit ligjvënës.
“Gjithçka që çon në reduktimin e shpenzimeve të qytetarëve dhe uljes së buxhetit në këtë drejtim, unë do ta mbështes”, ka theksuar presidenti Pendarovski në një deklaratë për mediat.
Ndryshe, qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të përfaqësuar me 120 deputetë me mundësi që ky numër të rritet deri në 140 deputetë. Parlamenti i Sllovenisë shtet ky që ka numrin e njëjtë të banorëve sa Maqedonia e Veriut, numëron vetëm 90 deputetë./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime