Njësitë A3 dhe A5 të TC Kosova A më 6 dhjetor 2021 kanë rënë nga sistemi si rezultat i avarisë, thuhet në një deklaratë të përbashkët të KEK-ut dhe KOSTT-it, duke hedhur poshtë kështu pohimet se rënia e blloqeve kishte qenë e qëllimshme.
Në deklaratë thuhet se njësitë A3 dhe A5 kishin rënë nga sistemi si rezultat i lidhjes së shkurtër në stabilimentet e tensionit të lartë – 220 kV, asete të KOSTT-it dhe sipas ekspertëve të KEK-ut dhe KOSTT-it e gjitha ka ndodhur si rezultat i problemeve teknike dhe se rënia ishte e paplanifikuar.
“Pas përfundimit të raportit profesional nga ekspertët e dy palëve KEK dhe KOSTT, eliminohen dyshimet e pavend dhe përgënjeshtrohen të gjitha deklaratat e pabaza që u hodhën në opinionin publik kinse kemi të bëjmë me një veprim të qëllimshëm nga kushdo qoftë”, thuhet në deklaratë, transmeton Telegrafi.
Për më tepër, KEK-u dhe KOSTT-i njoftojnë se në raste të tilla prioritet është sanimi i problemit, ndërsa hapi i dytë sipas procedurave është ngritja e një komision të përbashkët profesional për ta hulumtuar rastin. Një procedurë e tillë është zhvilluar edhe për rastin në fjalë, me ç’ rast me vendimin e përbashkët të datës 10.01.2022 ishte formuar komisioni profesional për përpilimin e raportit në lidhje me identifikimin e shkaktarit të prishjes.
“Me qëllim të transparencës dhe informimit të drejtë të opinionit, dy njësitë e TC Kosova A (A3 dhe A5) bazuar në raportin e komisionit të përbashkët profesional KEK-KOSTT të datës 26.01.2022 vërtetohet se kanë rënë nga sistemi si rezultat i një avarie në sistem përkatësisht në shkarkuesin e mbitensionit dhe
më pas në izolator tërheqës 220kV që ka ndikuar në rënien e zbarrës kryesore të tensionit të lartë 220kV në asete të KOSTT. Në këto zbarra ka qenë e lidhur edhe njësia A3 e TC Kosova A, e cila në momentin që është shkaktuar lidhja e shkurtër ka rënë nga sistemi duke ekzekutuar dhe zbatuar procesin për mbrojtje të
gjeneratorëve, ndërkohë që njësia A5 si rezultat i luhatjes së madhe në sistem dhe ngarkesës me fuqi reaktive nuk ka arritur të qëndrojë në operim dhe për pasojë edhe ajo ka rënë nga operimi”, thuhet në deklaratë.
KEK dhe KOSTT-i apelojnë te të gjitha palët që në të ardhmen të presin informatën dhe sqarimin zyrtar nga ekspertët e fushës, me qëllim të shmangies së paqartësive dhe keqinformimit të opinionit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
John Pfeffer: Bitcoin është më i mirë se ari
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze