LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i kameramanit në Suharekë, suspendohen dy policë, pesë të tjerë në procedurë të brendshme disiplinore

Arrestimi i kameramanit në Suharekë, suspendohen dy policë, pesë të tjerë në procedurë të brendshme disiplinore

Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria Rajonale e Prizrenit ka suspenduar përkohësisht dy zyrtarë policorë dhe ndaj pesë zyrtarëve të tjerë ka iniciuar  procedurë të brendshme disiplinore, të cilët kanë qenë të inkuadruar në realizimin e planit policor në asistencë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP-së) në komunën e Suharekës, me ç ‘rast kanë arrestuar një kameraman.

Sipas komunikatës për medie, personi është arrestuar për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

“Suspendimi i tyre është mbështetur në udhëzimin administrativ të PK-së për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, me qëllim të hetimit dhe sqarimit të veprimeve dhe sjelljeve të tyre në këtë rast. Lidhur me këtë rast është njoftuar Drejtoria e Standardeve Profesionale e PK-se dhe Inspektorati Policor (IPK)”, thuhet në komunikatë.


Po ashtu, thuhet se: “Policia e Kosovës, do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, duke qenë profesionale në shërbim të vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

Lajme
Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Politikë
Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Siguri
Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota

Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota

Lajme
Prishja e raporteve Osmani-Kurti, sipas analistëve shkak politika ndërkombëtare

Prishja e raporteve Osmani-Kurti, sipas analistëve shkak politika ndërkombëtare

Lajme
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula

Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula

Lajme
Kalo në kategori