LAJMI I FUNDIT:

“Do të varrosi të gjallë”, një muaj paraburgim për të pandehurin që kanosi në seancë gjyqësore

“Do të varrosi të gjallë”, një muaj paraburgim për të pandehurin që kanosi në seancë gjyqësore
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 31.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 28.02.2022, ndaj të pandehurit I.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

“Më datën 31 janar 2022, në Gjykatën Themelore Prizren, në shqyrtimin gjyqësor të mbajtur në sallën e kësaj Gjykate, i pandehuri I.B., seriozisht e kanos personin tjetër me qëllim frikësimi dhe shkaktimit të ankthit djalin e vëllait – këtu të dëmtuarin, në atë mënyrë që derisa i pandehuri dhe i dëmtuari kanë qenë në seancën gjyqësore në prezencë të gjyqtarit gjykues, prokurorit të shtetit dhe palëve tjerë  lidhur me një rast tjetër penal, gjatë mbajtjes së seancës, i pandehuri I.B., i drejtohet të dëmtuarit me fjalët “do të djegi të tërin dhe unë do të përfundoj këtë punë”, si dhe fjalët “do të varrosi të gjallë”, me të cilat fjalë tek i dëmtuari shkakton frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij”, thuhet në njoftim.


Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se procedura penale është në fazën fillestare, me qëndrimin e pandehurit në liri ekziston rreziku se i njëjti do të pengojë rrjedhën normale të kësaj procedure penale.

Nga të lartcekurat Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, duke pasur parasysh sjelljen kundërligjore të të pandehurit, ashtu që duke mos përfillur prezencën e gjyqtarit, prokurorit dhe pjesëmarrësve të tjerë në seancë, e ka kanosur të dëmtuarin para gjithë tyre, kjo tregon rrezikun të përsëritjes së veprës së njëjtë penale apo të kryerjes së ndonjë vepre tjetër penale e që mund të ketë pasoja edhe më të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Lajme
Kalo në kategori