LAJMI I FUNDIT:

Koston e paguan bosi i Amazon: Ura historike holandeze do të “çmontohet”, që superjahti 500 milionë eurosh i Jeff Bezos të mund të kalojë

Koston e paguan bosi i Amazon: Ura historike holandeze do të “çmontohet”, që superjahti 500 milionë eurosh i Jeff Bezos të mund të kalojë

Ura historike holandeze do të “çmontohet” në mënyrë që superjahti gjigant i sapondërtuar rreth 500 milionë eurosh i Jeff Bezos të mund të kalojë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një urë historike holandeze do të “çmontohet” për të lejuar që superjahti i sapondërtuar i Jeff Bezos të kalojë – dhe faturën e gjithë këtij procesi do ta paguajë miliarderi i Amazon.

Siç thuhet më tej, jahti 127 metra i gjatë Y721 do të jetë jahti më i madh me vela në botë kur të përfundojë këtë vit në Holandë, duke kapërcyer anijen më të madhe aktuale të pasagjerëve Sea Cloud.


Ai aktualisht po ndërtohet në kantierin e anijeve Oceano në Alblasserdam në perëndim të Holandës, por për të dalë në det ura ikonë Koningshavenbrug në Roterdam, e njohur për vendasit si De Hef, do të duhet të “çmontohet”.

Më interesant është fakti se kur ura u rinovua në vitin 2017, këshilli lokal u zotua se nuk do të çmontohej më.

Jeff Bezos ‘ia godet me shuplakë’ të pasmet, të dashurës së tij - derisa ishin duke shkuar për një drekë me miq
Lexo po ashtu Jeff Bezos ‘ia godet me shuplakë’ të pasmet, të dashurës së tij - derisa ishin duke shkuar për një drekë me miq

Megjithatë, sipas transmetuesit holandez Rijnmond, ky premtim është vendosur të thyhet për të akomoduar anijen gjigante të Bezos, me themeluesin e Amazon që premton të mbulojë kostot e nevojshme për punën.

De Hef u ndërtua për herë të parë mbi lumin Nieuwe Maas në 1927 dhe ka qenë një tipar kyç gjatë gjithë historisë së Roterdamit që nga ndërtimi i tij.

Ura, e karakterizuar nga dy kullat e saj dhe nuanca jeshile e çelikut të saj, u dëmtua rëndë në vitin 1940 gjatë bombardimeve të Roterdamit dhe tani mbrohet zyrtarisht si një pikë referimi.

Përpjekjet e mëparshme për të prishur përgjithmonë urën, si ajo e vitit 1993, u ndeshën me rezistencë të ashpër nga vendasit, të cilët ia dolën të bllokonin planin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Amerika
Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Amerika

"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen

Amerika
Trump thotë se ai 'e do Evropën', por ka 'ankesa shumë të mëdha' për Bashkimin Evropian

Trump thotë se ai 'e do Evropën', por ka 'ankesa shumë të mëdha' për Bashkimin Evropian

Botë
Luftë e rreptë në Kursk, ukrainasit me Javelin shkatërrojnë artilerinë ruse

Luftë e rreptë në Kursk, ukrainasit me Javelin shkatërrojnë artilerinë ruse

Evropa
Keqtrajtohen pesë kroatë në Serbi, Zagrebi i dërgon notë proteste Beogradit

Keqtrajtohen pesë kroatë në Serbi, Zagrebi i dërgon notë proteste Beogradit

Kroacia
Kalo në kategori