LAJMI I FUNDIT:

Ulja e numrit të pasagjerëve shqetëson transportuesit në Maqedoni

Ulja e numrit të pasagjerëve shqetëson transportuesit në Maqedoni

Me paraqitjen e pandemisë në Dibër dhe rajon mes sferave ku janë regjistruar dëme materiale janë edhe transportuesit e pasagjerëve. Kompanitë e transportit lokal dhe rajonal tanimë afro dy vite ballafaqohen me problemin e uljes rapide të udhëtarëve. Kompanitë që janë të angazhuar në këtë sferë edhe dy vite pas paraqitjes të virusit korona ankohen në numrin e vogël të pasagjerëve dhe disa prej tyre tanimë kanë braktisur linjat që mbanin nga Dibra për në Strugë, Tetovë dhe Shkup.

Pronarët e disa kompanive transportuese thonë se mungesa e udhëtarëve shkakton dëme të mëdha materiale. Qysh nga fillimi i virusit korona u vendosën masa qeveritare të cilët kufizuan numrin e udhëtarëve në furgonët dhe autobusët që frekuentonin nga Dibra për në Strugë si dhe nga Dibra për në Gostivar, Tetovë dhe Shkup. Ata thonë se edhe vet dibranët dukshëm kanë kufizuar udhëtimet për në qytetet të tjera të vendit, si për në Shkup, Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Ohër.

Tanimë është një e kaluar kur në tregjet e qyteteve të rajonit perëndimor mund të takonit numër të madh të dibranëve. Dukshëm është ulur edhe numri i dibranëve të cilët realizojnë kontrollet shëndetësore në një nga klinikat e Shkupit. Të sëmurit kronik me sugjerime të mjekëve specialist tani paraqiten në kontrolle më rrallë, theksojnë pronarët e kompanive të udhëtarëve. Kjo situatë tregon qartë se afro dy vite kompanitë të kësaj sfere pësojnë humbje të mëdha. Pothuajse e njëjta situatë është edhe në linjat lokale që mbajnë këto kompani. Është ulur numri i të punësuarve, banorë të fshatrave që punojnë në Dibër dhe mësimi onlajn që ishte prezent gjatë vitit të kaluar uli numrin e arsimtarëve të cilët udhëtonin nga Dibra për në fshatra.


Mes kompanive për udhëtim të pasagjerëve pati edhe të tillë të cilët ishin të detyruar që të braktisin linjat e rregullta që kishin marr nga institucionet kompetente qendrore. Pronari i kompanisë “Unik Turist” Azem Ballanaca tha se për shkak të dëmeve të mëdha materiale ka qenë i detyruar të braktisë për një kohë linjën e rregullt që kishte për në Tetovë dhe anasjelltas çdo ditë. Sipas tij për afro 2 vite kompania ka patur dëme materiale të cilat rëndë mund të mbulohet. Në sferën e transportit të udhëtarëve, sipas tij Qeveria duhet të vazhdoj të jep subvencione meqë numri i udhëtarëve dibran tani është shumë i ulët. Për shkaqe sigurie dhe mbrojtjes nga virusi korona, dibranët tani më shumë përdorin automjetet e tyre private dhe nuk duan të udhëtojnë në mënyrë kolektive me furgon apo autobusë. Ulje e udhëtarëve kanë edhe kompanitë që realizojnë transport ndërkombëtar. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori