LAJMI I FUNDIT:

ICK & StartupBlink me marrëveshje bashkëpunimi

ICK & StartupBlink me marrëveshje bashkëpunimi

Marrëveshja e bashkëpunimit e cila synon fuqizimin e ekosistemit te bizneseve startup në bashkëpunim me Universitetet dhe Qendrat e Hulumtimit, poashtu do të vendosë bizneset e Kosovës në hartën globale të të dhënave të StartupBlink, platformë kredibile aktive në 1,000 qytete dhe 100 shtete të botës.

Përmes këtij bashkëpunimi, Innovation Centre Kosovo (ICK) i bashkohet një rrjeti global prej mbi 80 partnerëve të ndryshëm, për të punuar në zhvillimin e ekositstemit të bizneseve startups, promovimin, planifikimin, analizimin e të dhënave dhe krijimin e Portalit Kombëtar të Startups.


StartupBlink është harta më gjithëpërfshirëse globale për ekosistemin e startups dhe hulumtimit, me qëllimin nxitjen e potencialit të ndërmarrësve në nivel global dhe përshpejtimin e rritjes së tyre.

StartupBlink punon me partnerë global siq janë: Crunchbase, Semrush, UNAIDS, Meetup, Helsinki Business Hub, CzechInvest, Taiwan Tech Arena, Catalonia Trade & Investment, Moscow Agency of Innovations, Kingston Economic Development, Go Vilnius dhe shumë tjerë.

Innovation Center Kosovo (ICK) është lideri i integrimit të rinisë dhe bizneseve startup, duke ndihmuar gjithashtu në perspektivën dhe prosperitetin e përgjithshëm të Kosovës.

Nga themelimit të saj në vitin 2012, ICK ka ofruar mundësi të ndryshme për rininë, biznese inovative, tekonologjinë dhe ndërrmarrësinë. Fokusi i ICK-së është që të zgjerojë dhe rrisë kulturën digjitale, të ndihmojë aspiratat e ndërmarrësve të rinj, të krijojë vende të reja të punës, të ndihmojë dhe zhvillojë bizneset në fushën e TIK, si dhe të pajisë të rinjtë me shkthtësi digjitale nëpërmjet trajnimeve të orientuara nga tregu i punës.

Artikull i sponzorizuar